Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të ketë përballë për eleminatoret e kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Shorti i hedhur pak minuta më parë nuk ka rezuvuar kundërshtarë të lehtë për kuqezinjtë e Edi Rejës.
Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit I me kombëtaren e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorres dhe San Marinon.
Takimet e para të eleminatoreve fillojnë me datën 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022.
Ndërkohë, sa i përket fillimit të Botërorit 2022, bëhet fjalë për datën 21 nëntor të atij viti, ndërsa finalja e tij do të luhet 18 dhjetor 2022.