Një ditë më parë publikuam një shkrim në Pamfleti ku flisnim për vetminë e Ilir Metës në godinën e Presidencës. Prej 1 viti, i vetë-mbyllur brenda asaj kulle (kërkoi me ngulm presidencën), Ilir Meta po jeton me delirin e të shkuarës dhe me përpëlitjet nga ankthet e të sotmes, që ka nisur t’i numërojë ditët e përballjes me drejtësinë, të cilës i është shmangur e i ka shpëtuar disa here, duke e lejuar të përdor pushtetin.
Ish-bosi që punësonte (me lekë) mijëra njerëz me listë emërore, që dërgonte bandat dhe shkulte fabrikat për skrap, që bënte VKM për troje e toka në male, që shkatëronte lumenjtë për zhavore e HEC-e, që nuk jepte leje pallatesh e kullash pa marrë 2 kate, që nuk firmoste tendera e koncesione pa 30% në dorë, që zaptonte fusha, kodra, zona bregdetare, pyje, që mblidhte 10 mijë të rinj në kampingje verore dhe që kur ecte rrugës “hapej bythësh, sikur ishte “ZEUSI” i këtij vendi, tani është katandisur vetëm, vetëm fare, fillikat e në trishtim mjerani.
Dhe si për ta vërtetuar akoma më shumë këtë konstatim ai shihet edhe në bregdet i shoqëruar me qen.
“Me Roin 🐕 sot në bregdetin e mrekullueshëm të Rrushkullit” , shkruan Meta në postimin e tij, i cili me sa duket s’ka më qetësi mes njerëzve, por ka mbetur në mesin e kafshëve. Në shtëpi me mace ‘Sashën’, në bregdet me qen ‘Roin’.