osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kasem Hallullli, zëri që ngrohte dhe argëtonte kryeqytetasit e viteve ’90

Kasem Hallullli, zëri që ngrohte dhe argëtonte kryeqytetasit e viteve ’90

Te Kasemi kur niste festa e mbrëmjes argëtimi ishte i pambarimtë dhe njerëzit shfrenin e lironin veten prej ngarkesave të ditës dhe viteve të jetës së izoluar e privuar nga të shprehurit e fjalës dhe mendimit ndryshe

Andi Bica

Rijetova fillimet e viteve nëntëdhjetë këtë fund viti gjatë natës së bardhë e ditës së bekuar rinore, por nuk ia le dot vetes luksin, pa e kujtuar atë pjesë të ndryshimit që erdhi në Tiranën e pas komunizmit me muzikën.

Nuk i referohem rrymave muzikore të skenave televizive apo diskove rinore që kuptohet patën ndikimin e tyre në hapjen e shqisave për çdo shqiptar të Shqipërisë.

Një tjetër tingull vinte nga qendra e Tiranës, madje nga aksi i Sahatit, hynte i ëmbël drejt e në zemrën e kryeqytetasit që sapo ish prekur pa frikë me lirinë e shprehjes. Ulur te ish lokali Bashkia si ballkon para Bashkisë së Tiranës, njerzit rrinin në pritje mbas orës tetë të fillonte mbrëmja. Linin jashtë derës me vetratë rrobat e pista të halleve e streseve të bartura dhe ishin gjithë sy e veshë tek këndi i Orkestrës tiranse.

Atje pritnin me gaz e frymarrje të ngadalsuar të ndodhte magjia. Nuk jam muzikolog të shpjegoj dukurinë artistike apo të analizoj vlerat vokale të këngtarit Kasem Hallulli por si mik i familjes, gazetar kulture dhe spektator aktiv po përpiqem të kujtoj pak nga hiri i atij emocioni të papërsëritshëm.

Te Kasemi kur niste festa e mbrëmjes argëtimi ishte i pambarimtë dhe njerëzit shfrenin e lironin veten prej ngarkesave të ditës dhe viteve të jetës së izoluar e privuar nga të shprehurit e fjalës dhe mendimit ndryshe.

Këtë gjuhë tjetër të shkarkesës së dhimbjes ai e njihte, praktikonte dhe përshfaqte më mire se kushdo tjetër mes muzikantëve që e rrethonin. Njëri prej tyre pinjolli i tiranas i traditës disa brezash nga u realizua dhe Stradivarit shqiptar, ljutari Ramazan Gurra më tregoi për netët e dikurshme plot emocion.

Duke prekur violinat në qoshkun laborator të instrumentave në Universitetin e Arteve, profesor Rami më zbuloi dhe disa foto bardhë e zi nga dukej shpërthimi i pasionit të katërshes sa popullore po aq edhe qytetare.Më habit dhe fakti se vijon lidhja muzikore e familjare mes trashgimtarëve të tyre Edi Hallullit violinistit të diplomuar në konservatorin e Vjenës dhe Erli Gurrës, të parit shqiptar të diplomuar në shkollën e Antonio Stradivarit në Kremona të Italisë.

Kasemi në biseda më tregonte me admirim për etërit e familjes së tij tiranase autoktone si kryebashkiaku që mbajti gjallë shtëpinë e fëmijës një vit pas Pavarsisë kombtare, filantropi Zyber Hallulli. Për modelin e kulturës shumë gjuhsore të të parëve shkolluar si në Universitetet e Lindjes dhe Perëndimit; vetë Kasemi ishte shembulli direkt i plotësimit të amanetit.

Ai me arratisjen nga Shqipëria fundvitet ’80 drejt Austrisë arriti qëllimin e formimit profesional të të birit dhe trashgimtarit të tij në talentin muzikor. Rikthehem tek efekti i zërit të Kasem Hallullit. Muzikaliteti ndihej edhe kur komunikonte lirisht por këngëtimi i tij ishte sipëror.

Tingulli onirik më largonte nga realiteti i pa motivuar drej një bote ndjenjash e ledhkash plot dashuri. Shprehja më e plotë e tij me kitarën akustike si zgjatim i shpirtit, me një magji thjeshtësie të merrte me vete në histori pasionale duke e ndjerë veten si tek filmat dhe kënga plot gaz e dhembje e Domeniko Modunjos ose Mister Volares. Serenata si ‘’Amara Terra’’, “Varka po nisej”, “Baresha e Vogël” ishin diamante në gjerdanin e repertorit të Kasemit që tek interpretimi i tij merrnin një dritë tjetër dhe ngjyresë më vitale se në interpretimet e mëparshme dhe mëpastajme. ‘

‘Varka po nisej, përtej limanit, ngriti flamurin të udhëtojë, Ishte një vajzë…bashkë me një djalë!” Fati i Modunjos do ta prekte si nga pëlqimi absolut i publikut vendas dhe i turistëve, po ashtu edhe nga mospranimi i disa drejtuesve mediatik të kohës dhe përballjen e sfidën ndaj mediokritetit që hasën regjistrimet e para në Radio Tirana. Kuptohet se ishte e vetmja radio shqiptare asokohe.

Si të parat regjistrime zyrtare ato ruhen në fondin zanor ose Fonotekën e radios si dëshmi e vlerave të interpretuesit dhe e një pjese e mozaikut të munguar vitesh tek lista e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Një ndjesi e beftë lumturie dhe trishtimi më pushtoi dhe ishte kjo prekja me zërin nga radio të trios së këngëve “Po punon goca me grep”, “I kam hyp vaporit”, “Jelekun me are’’.

Pas kësaj sprove me veten dhe mentalitetin e kohës Kasemi realizoi në pak vite me shumë mund e dashuri afro pesë albume dhe disa koncerte recitale duke qenë dhe protagonist në Televizionit Shtetëror i programit të Vitit të Ri. Tek butësia atërore e këngëtimit të Kasemit vajza shqiptare ndihet e vlerësuar, e fisme dhe e përskuqur nga ndjenjat si në një pikture impresioniste të Renuarit, e lehtë dhe vallzuese mes peisazhit të shëndetshëm të natyrës.

“Po punon goca me grep me nj’ato duar porsi pilur, a s’ma fal nji muhabet; pas teje u dogja Nur!” Kuptimin e fjalës Ashik e mësova më vonë në emisjonet kulturore me këngëtarin beratas Pavli Shkarpa si dhe nga drejtuesi i folklorit Esat Ruke duke njohur bëmat sociale dhe suksesin e kantautorit Shyqyri Fuga dhe Isuf Myzyri si bashkëkohës krijimtarie.

Në këtë linjë sa argëtuese dhe poetike e shoh dhe ndiej sot si Ashik i këngës popullore e qytetare portretin Kasem Hallullit. Kur dëgjova vajtimin dashuror “A ka Zot a ka Perëndi ?” vajtuar plot ndjenjë, duke e parë si Romeo dhe Xhuljeta shqiptare; historinë e Ashikut në perëndim të Tiranës, në zonën e Ndroqit, ruajtur nga udhëtari austriak J.G. Hahni, dhe përcjellur nga tiransit breznish në tregimin e folur pranë oxhakut, ndjeva pikëtakimet në kohë të historisë me legjendën.

Pas këtyre prusheve nga zjarri i dashurive muzikore shikova më kthjelltas panoramën e bukurive të këtij trualli. Kasemi nuk ishte i vetëm në stilin e tij mes modernitetit dhe trashëgimisë muzikore, shpesh ai hua-jepte e hua-merrte vlera nga këngëtaret e njohura si Fitnete Rexha dhe Ema Qazimi.

Si koleksionist ai diti të mbledhë me vullnet e mirësi këngët e harruara e të ruajtura tek bartësit në moshë të thyer, madje duke i gjurmuar e vizituar në fshatrat më të thella rajonale plot durim e duke ua ridëgjuar kujdesshëm fjalët origjinale dhe tingëllimën burimore.

Ndonjëherë ngrihem teksa agon dhe marr të skicoj ndonjë portret për tu liruar nga ëndrrat e trazuara. Gjithshka merr kuptim me tingujt sapo nis të luajë kitara romantike dhe dëgjohet nga agregati i kompjuterit violina grishëse në sfond; ‘’Unë jam një lule n’saksi …se ma thon emrin Lule mos m’prek!”

Kasem Hallulli ishte zëri relaksues i atyre dimrave të pas dhjetorit në fillim vitet ’90, që na e ngrohte ajrin me tinguj dhe na e bënte botën si festa më e bukur që do ta kish zili çdo kryeqytet.Ndryshimi që solli ishte i padukshëm dhe mbërriti më ngadalë, por zuri vend ndjeshëm në kujtesën e përbashkët./illyriapress/