Gjatë një operacioni janë vrarë ditën e djeshme më shumë se 20 anëtarë të një bande hajdutësh bankash në Brazil. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilët theksojnë se nga radhët e policisë nuk ka asnjë të vdekur.
Operacioni i kryer në bashkëpunim me Policinë Ushtarake u zhvillua pranë qytetit të Varginhas. Policia bastisi dy ferma ku “anëtarët e një organizate kriminale të specializuar në grabitjen e bankave dhe ATM-ve” po përgatisnin sulme në disa degë bankare lokale, tha burimi.
Tetëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të bandës vdiqën në një fermë dhe dy të tjerë u vranë ndërsa policia iu afrua fermës së dytë, tha ai.Sipas burimit, u sekuestruan një sasi e madhe armësh, duke përfshirë pushkë dhe granata, si dhe disa automjete të vjedhura.
Policia thotë se banda të tilla shpesh u vënë flakën automjeteve të vjedhura për të bllokuar rrugët pas një grabitjeje dhe për ta bërë më të vështirë ndjekjen e tyre nga policia.