Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për Qarkun Tiranë.
Gjithashtu është rrëzuar kërkesa e kandidatit të pavarur Bojken Abazi, për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci në Tiranë. Në të dyja ankimet kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe ripërsëritje e tyre.
Gjithashtu KAS ka kërkuar informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve).
Mbledhja e radhës e KAS do të bëhet në orën 17:00 për vendimin e ndërmjetëm për pavlefshmërinë për Durrësin dhe Shkodrën.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hodhi poshtë dje kërkesat për marrjen e provave shtesë për të dyja qarqet.