osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Karta e Turizmit” në vitet ’30-të, si e shihnin Shqipërinë turistët e huaj

“Karta e Turizmit” në vitet ’30-të, si e shihnin Shqipërinë turistët e huaj

Turizmi në vitet ’30 në Shqipëri ka shënuar rritje dhe kjo vihet re më së miri në përshtypjet e të huajve që vizitonin vendin tonë në atë kohë.

Sipas dokumenteve të arkivit online të ministrisë së Jashtme, Historia e Diplomacisë Shqiptare, fundi i viteve 20-të dhe vitet 30-të shënuan një vëmendje në rritje të qeverisë shqiptare për organizimin dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri si dhe një angazhim maksimal të legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit për të rritur interesimin e të huajve për të vizituar Shqipërinë si turistë

Kjo punë intensive bëri që Shqipëria në vitet 30-të të ishte pjesë e destinacioneve turistike të perëndimit të Ballkanit , përkrah Jugosllavisë dhe Greqisë, jo vetëm me turizmin automobilistik, por tashmë edhe për turistët që mbërrinin me transport detar në skelat e Durrësit, ose hynin të organizuar nga kufiri verior apo jugor i Shqipërisë.

“Randësinë e turizmit e kanë njoftun mbas luftës botnore shumë shtete të vogla e të mëdha, dhe bajnë shumë sakrificë për me e vu në veprim në gjithë pikëpamjet..”, shkruante konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraçi më 5 gusht 1929

Duke e organizuar turizmin si aktivitet shtetëror, qeveria shqiptare hoqi taksën e vizës për turistët e huaj dhe i pajiste ato me “Kartën e Turizmit” e cila jo vetëm i diferenconte turistët nga kategoritë e tjera të të huajve që qëndronin në Shqipëri, por edhe u krijonte lehtësira të tjera gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri.