Momentet e relaksit të disa pushuesve u prishën. Mes tyre nisi një sherr masiv, në një nga plazhet më të frekuentuara të Anglisë.
Videoja e përleshjes së tyre është bërë virale në rrjetet sociale. Në video duket sesi “fluturojnë në ajër” karriget e shezlongët, ndërsa të tjerë gjuajnë edhe me sende të forta.
Disa nga pushuesit pyesin njëri-tjetrin: Si dreqin filloi kjo? Policia ndërhyri menjëherë dhe ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje.