Lajmet e reja nga Evropa e kanë tronditur Karminën.
Komisioni Evropian po bëhet gati të unifikojë qëndrimin e vendeve te Bashkimit Evropian ndaj personave që janë në listën “non grata” të SHBA për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë.
E shqetësuar për këtë situatë, Karmina pyeti sot Mulin nëse ka ndonjë informacion më të qartë për këtë çështje.
-Me sa di unë tha Muli, Sorosi ka kthetra të forta në Bashkimin Evropian, dhe mund ta bëjë. Ndaj duhet të marrim masat.
-Po çfarë masa mund të marrim?
-Kam një ide,- tha Muli.
Kina njihet si prodhuesi më i madh në botë i veshjeve dhe bën dhe veshje false për firmat e shtrenjta që ke ti.
Mendoj se nëse dhe BE ju heq vizat të vazhdoni tregëtinë me Kinën.
Kina një të mirë e ka. Nuk vë sanksione kundër atyre që vë sanksione SHBA.
-Ua, po si të shes rroba kineze unë.
Sa kushtojnë një palë mbathje tek unë, kushton një kontejner nga Kina.
-Mos mendo se i njeh njeri rrobat false këtu,- tha Muli.
Ata besojnë tek ty, jo tek rrobat.
Duke ditur që ti ke lek, Zeni ka lekë, ata mendojnë se rrobat kushtojnë shtrenjtë.
Ose ndryshe hapim fjalë që je ndarë, sajojmë ca lajme dhe shpëton nga sanksionet.
-Ua po njësoj është, se prapë nuk mi blejnë, se thonë tani s’ka lekë.
Nuk është zgjidhje. Do ti bëj një letër kësaj ambasadores amerikane, ti them të vijë një herë të provojë të blejë rroba tek dyqani im dhe të kuptojë që janë cilësi e mirë dhe nuk ka korrupsion.
Të gjitha janë me fatura fiskale.
-Mirë është mos ta mësojë dyqanin se bela e ke,- i tha Muli.
Më mirë ja fusim me rroba kineze po ndodhi gjë.
Në fund të fundit dhe Kina superfuqi është.