Siç tashmë dihet, familja Haklaj është prezente prej kohësh me një adresë në rrjetet sociale, e cila është gjithnjë më e ndjekur dhe e pasuruar me evente dhe foto.
Pak ditë më parë, në këtë faqe është vënë re një zhvillim i rëndësishëm.
Tashmë, varret e shkatërruara në kohën kur qeveria e Sali Berishës erdhi në pushtet në vitin 2005 janë rregulluar plotësisht.
Në faqen përkatëse ka rregullisht foto të admiruesve të veprës së djemve të Haklajve, që nderojnë dhe komentojnë pa fund.
Imazhet e va.rreve të rregulluara të Fatmir, Ylli, Halil e Shkëlqim Haklajt, janë pritur me mjaft entuziazëm nga komentuesit e shumtë, të cilët i japim edhe ngjyra të tjera këtij zhvillimi.
E ky event ka ndodhur pikërisht pas goditjes me grusht të Sali Berishës më 6 dhjetor, ç’ka nga shumë komentues konsiderohet si një ‘karma’ për fatkeqësitë që i kanë ndodhur familjes Haklaj.
Në një dokumentar të para dy viteve, motrat e vëllezërve Haklaj nga Suedia bënin të ditur se shpresonin se drejtësia shqiptare do të zbardhte vr.asjen e familjarëve të tyre që janë shumë.
Ja ku jemi sot dhe kjo nuk ka ndodhur. Madje askush nga drejtësia shqiptare, edhe pse ka pasur gadishmëri e tentative për të sjellë fakte të reja, nuk e ka vënë ujin në zjarr.
E ndaj natyrshëm vjen pikëpyetja, mos vallë jemi në humbjen e besimit te drejtësia?!
Familjarët, disa herë, edhe në faqen mjaft popullore në rrjetet sociale, e kanë përjashtuar këtë version, duke bërë të ditur se ata presin drejtësi.
Gjithsesi ngjarja e rindërtimit të va.rreve monumentale të familjes po komentohet shumë në rrjetet sociale.
Një komentues thotë se: bravo ata që kanë rregulluar var.ret e vunë dorën në zemër. Por një tjetër i përgjigjet se nuk kanë nëvojë me vu dorën në zemër kush, pasi Haklajt kanë familje. E kjo frazë, e thënë nga një person që mban emrin e fisit, duket mjaft e rëndësishme.
Pra familja është rikthyer, ka rinovuar va.rret e të parëve, e siç bëhet e ditur edhe në faqe, shumë shpejt do të rindërtohet edhe kulla e famshme e Haklajve në Kërnajë. E cila u dogj me një sasi të madhe karburanti, pikërisht pasi familjarët ishin larguar jashtë nga frika e një ndëshkimi shtetëror. Pasi pak para djegies, në Kërnajë pati një mësymje të forcave speciale sapo kishte ardhur Berisha në qeveri në vitin 2005.
Familjarët, vrasjen e djemve të familjes: Shkëlqimin, Halilin, Fatmirin e Yllin e kanë lidhur me Sali Berishën. Madje është folur se gjithmonë ky i fundit i është ruajtur e i ruhet hakmarrjes së fisit Haklaj…/Pamfleti