Ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të mbajtjes së maskës dhë një protagonistëve të protestave të bëra kundër vendimit të Qeverisë për masat anti COVID
Edhe pse prej muajsh ka propaganduar se koronavirusi nuk ekziston ‘karma’ ka bërë të sajën për Altin Goxhajn, i cili është infektuar nga COVID.
Përmes një postimi në Facebook Goxhaj, i cili është i njohur edhe për përplasjet me policinë, është ankuar për ‘mallkimet’ e qytetarëve të cilët i kujtonin kohën kur propagandonte në rrugët e Tiranës se maska mbrojtëse nuk duhet mbajtur apo edhe se pandemia nuk ekziston.
“Mirmjes. Një natë e lodhshme prej temperaturës, pastaj lexoj një tufë mallkimesh dhe vreri të kryqëzuar nga freshistë dhe luldhimsa..
Vreri i tyre ndaj meje më kujton letërsinë e realizmit socialist për urrejtjen ndaj “armikut të kllasës” Një mender i ndarë në 2 pjesë janë që po bëjnë prova gjenerale për bashkëqeverisje“, thotë Goxhaj.
Video tregon një prej momenteve kur Goxhaj provokon policinë duke i kërkuar që ta gjobisin për mosmbajtjen e maskës.