Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka njoftuar me anë të një postimi në tëitter se është vetëizoluar, pasi një nga anëtarët e stafit të tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai thotë se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma, ndërsa shton se testet gjatë javës së kaluar ishin negative.
“U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik.
Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!“, shkruan Varhelyi.
4 ditë më parë komisioneri Varhelyi ishte në Shqipëri ku u takua me figurat kryesore politike në vend, si kryeministri Rama, presidenti Meta dhe kreun e PD Basha, ndërsa ishte edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku mbajti një fjalim të shkurtër.
Nderkohe qe ka pasur takime dhe ne Kosove, ku vecohet takimi me kryeministrin Avdulla Hoti!
Nuk dihet nëse do të ketë teste edhe për Ramën, Metën, Bashën e Hotin, por nëse do të ketë, do të detyrohen të futen në karantinë deri në dalje të përgjigjeve.