Juristi Romeo Kara duke iu referuar deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha në vitin 2016 argumenton se pse duhet të rihapet dosja “Hajdari” dhe të thirret për të dëshmuar vetë Berisha në gjykatë.
Reagimi i plotë i juristit Romeo Kara:
Perballe gazetarit Sokol Balla, ne dhjetor 2016, Sali Berisha ka pohuar se i gjithe grupi i perfshire ne ngjarjet, qe sollen vrasjen e Azem Hajdarit, eshte denuar mbi bazen e deshmise se tij. Ai ka pohuar gjithashtu se kjo deshmi iu dorezua ambasadorit amerikan Frouik, i cili sipas Berishes ia kishte dorezuar ate prokurores norvegjeze dhe kryeprokurorit Rakipi.
Ishte ky i fundit, thote Berisha, qe ate deshmi ia dorezoi medias. Eshte e paimagjinueshme se si mund te denohet dikush me nje deshmi te dhene ne menyra te paparashikuara ne kodin e procedures penale.
Ajo deshmi duhej dhene vetem para prokurorit dhe gjykates, por per Berishen, deshmia ben fajde edhe kur ajo jepet para nje ambasadori. Mjafton ky pohim publik i Berishes, per te motivuar teresisht rihapjen e procesit dhe per t’i dhene mundesi atij te deshmoje si burrat perpara gjykates.
Perderisa e ka pranuar si burrat perpara Sokol Balles, se i gjithe grupi eshte denuar mbi bazen e deshmise se tij, tani gjykata si burrerreshë, duhet te konstatoje pavlefshmerine akti apo te ketij urdher-pazari politik te quajtur deshmi, qe nuk permbush asnje nga cilesite e deshmise.
Deshmia e Berishes vetem deshmi nuk mund te quhet, pasi ai nuk eshte pyetur as nga prokurori dhe as nga gjykata. Deshmia e tij nuk ka respektuar asnje nga parashikimet ligjore mbi deshmine sic jane: objekti dhe kufijte e deshmise, deshmia indirekte kur ajo nuk eshte direkte, vleresimin e gjykates ne lidhje per zotesine per te deshmuar, papajturshmeria me detyren e deshmitarit ( pasi Berisha mund te jete vete i perfshire ne kete veper penale), dhe mbi te gjitha Berisha si deshmitar ligjerisht ishte i detyruar qe te paraqitej ne gjykate.
Sot gjykata me siguri do t’a marre parasysh nenin 157 te KPRP i cili e detyron ne menyre taksative deshmitarin Berisha per t’u paraqitur ne gjykate dhe t’u permbahet urdherave te saj. Gjykata patjeter qe do te tregohet e kujdesshme duke mos e detyruar ate qe te deshmoje per fakte, nga te cilat mund te linde pergjegjesia penale per te.
Neni 157 i KPrP
Detyrimet e deshmitarit
1. Deshmitari eshte i detyruar te paraqitet ne gjykate, t’u permbahet urdherave te saj dhe t’u pergjigjet me vertetesi pyetjeve qe i behen.
2. Deshmitari nuk mund te detyrohet te deshmoje per fakte, nga te cilat mund te lindte pergjegjesia penale per te.
p.s perballe gazetarit Balla, Berisha kishte shpalosur te gjithe arsenalin e tij te demagogjise, i cili arrin kulmin kur anetaresimin e tij tek Partia e Punes ne 1968 ai e servir si akt patriotizmi, pasi ne ate vit Shqiperia mund te sulmohej nga BS.
Kush e ka perjetuar ate kohe, e vlereson drejt vertetesine e anetaresimit si komunist te Berishes si dhe deshmine qe po si “patriot” ia dha Ambasades Amerikane.