Kapet dhe ndalohet një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësja e shpallur në kërkim:Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.
Ndalimi i saj, njofton policia, u bë pasi në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim eksdradimi në shtetin e Serbisë.