Një operacion i madh antidrogë i policisë turke, ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar te cilet u arrestuan në Stamboll me droge që kapte vlerën e 1 milion dollarëve.
Policia ka ndërhyrë në një shtëpi fermë në Çatalcas pas informacioneve se vendi po përdorej si laborator për të prodhuar methamphetaminë, e klasifikuar si drogë stimulante.
Sipas agjencise se lajmeve turke “Hurriyet”, jane konfiskuar 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhim.
Në këtë operacion policia ka arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar. Identiteti i tyre nuk dihet.