Shqiptarët nuk i besojnë as ulërimat, as përbetimet, as pikëllimet, as “lotët” e çiftit pusht(etor) Meta-Kryemadhi, kur bëjnë sikur qajnë për varfërinë, papunësinë, jetimët e Gërdecit, të 21 Janarit, të skllevërve të kromit e gruroreve. Nuk i beson askush, as kur japin alarmin për arratinë e popullit nga ky vend, pasi ata janë maja e luksit esktrem, të krijuar nëpërmjet varfërimit të shqiptarëve e shkretimit të Shqipërisë.
“Familje-Kubeja” Meta-Kryemadhi, nuk është pasurur me punë të ndershme, por me punë të pista, duke vjedhur taksat publike, fondet e ilaçeve, spitaleve, energjisë, ujit, shkollave, rrugëve, çerdheve e kopshteve të fëmijëve. Kanë grabitur florrin e shtetit, licenca, toka, lumenj, pyje e male, kanë shitur mijëra vende pune të administratës publike, me afera e presione kanë zhvatur 30%-shin nga bizneset!
Këtë “fushë” përfitimesh nuk e kanë më, sepse nuk kanë pushtet, ndaj dhe kanë dalë e ulërijnë rrugëve e qëllojnë me çizme në parlament, duke “pështyrë tepsinë” ku u dendën me pasuri, luks e qejfe! Psikologjia e tyre primitive, banale, katundareske e psiko-delirante e këtyre dy kllounëve është kjo: Sa herë kërkojnë pushtet, ata të lëpijnë, sa herë nuk u jep, ose i largon nga pushteti, ata të pështyjnë, siç po vepron udhëheqësja e LSI, Dr. Monika Kryemadhi (Këtë titull e ka firmosur Dhori Kule).
Po përse ulërin e sokëllinë Monika, pa pashim?
Për dosjen e vjedhjes së floririt e të Bankës së Shtetit? Për vendim-bajgën “Dvorani” të video-bllokut të Ilirit? Për dosjen e masakrim-zhdukjes së Remzi Hoxhës, për dosjen e Gërdecit e 21 janarit, për pyjet e Bulqizës, apo kundër masakrës që po i bëhet maleve nga guroret e presidentit?
Monika deklaron, se po ulërin kundër korrupsionit e krimit shtetëror, për punësimet me lekë në administratë, për tenderët e ilaçeve, për ikjen e shqiptarëve dhe për varfërinë e popullit! Në fakt, kohët kanë treguar, se Monika ulërin për pushtetin që nuk e ka më, për 180 ministri, prefektura, qarqe, ambasada, konsullata, njësi administrative, drejtori qendrore, rajonale e zonale, për postet në bashki, arsim, kulturë, prefektura, qarqe, ushtri, OSHEE, KESH, AKEP, ERRU, Ujësjellësa, Inspektoriate dhe ministri e drejtori të tjera, që ishin pjesë e PS, por sipas pazarit, LSI kishte 30% të posteve.
Ata ishin emëruar prej “Familje-Kubesë” Meta-Kryemadhi dhe përbënin një “ushtri” prej afro 35 mijë firmaxhinjsh, pazarxhinjsh, gjobaxhinjsh, hajdutësh e sekserësh, të cilët funksionin si një “fabrikë milionash” brenda pushtetit “Rama-1”, por që punonin për 2 “krye-zuzarët” e LSI, siç punonte edhe i arrestuari “shtëpiak” Xhika.
Investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, tregon se ulërimat e “hajdutes pa çizme” Kryemadhi, lidhet me humbjen e pjesës së pushtetit pronë private. Sjellja dhe dekalimet e saj, janë tërbim për të rimarrë patjetër pushtet, mbasi ka pasur 5 ministri, 4 prefektura, 11 ambasada e 12 konsullata.
Ka pasur 39 njësi administrative (ish-komuna), 190 drejtori qendore, rajonale dhe 9 inspektorate qëndrore, në sektorë ku “korrej e mbinte” leku me shumicë. Drejtuesit dhe zyrtarët e të cilave, ishin “makineria e pandalur”, që “prodhonte” miliona e pasuri të shumta për “Familje-Kubenë” Meta-Kryemadhi.
Më poshtë po publikojmë skendën e plotë, të posteve shtetërore që ka pasur LSI (Mona-Likja), në ish-pushtetin “Rama-1”, 90% të të cilëve i shisnin.