osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kapedanët” e ekranit! 98 vjet nga lindja e “Artistit të Popullit” Nikolin Xhoja

“Kapedanët” e ekranit! 98 vjet nga lindja e “Artistit të Popullit” Nikolin Xhoja

Nikolin Xhoja (1926-1987) Aktor. Lindi në Brindisi të Italisë, më 12 maj. Qysh në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku mori pjesë aktivisht, luajti me grupet teatrore të njësiteve luftarake.

Në grupin filodramatik partizan në Kosovë, si një ndër aktorët kryesore të njësisë ushtarake, dha shumë shfaqje në qytetet e Gjakovës, Sanxhakut, Mitrovicës, Gostivarit, Ohrit, me skeçet dhe komeditë e shkurtra si “Daj Ceni”, “Këpucari”, “Po vijnë partizanët” etj.

Pas çlirimit të vendit dhe kthimit në Durrës, vijoi të luante më tej si aktor amator pranë grupit qëndror të Shtëpisë të Kulturës. Ishtë nga aktorët themelues të teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, më 11 janar 1955. Roli i tij i parë si aktor profesionist ishte ai i Kostës në komedinë “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës. Ka luajtur 54 role në teatër, kryesisht të planit komik e satirik, gjithashtu në 11 premiera të estradës së Durrësit si dhe në 7 filma artistikë.

Një nga arritjet e tij më të spiakatura, gjerazi e njohur në aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” (1968) e Besim Levonjës. Ai njëmendësoi plot shpoti dhe mjete të holla humoristike fytyrën e kuislingut, e frikacakut, sidomos atë të zyrtarit të korruptuar e sharlatan, falë një përshtatjeje që e bënte edhe më të dukshme sjelljen dyfytyrëshe: mburrjen dhe panikun, kinse ndershmërinë dhe natyrën prej grabitqari, vrazhdësinë dhe shpirtin gjoja prej babaxhani.

Me këtë rol loja e N. Xhojës mbërriti në një nga vlerat sipërore të aktrimit shqiptar, i barasvlershëm me cilesinë aktoriale të Mihal Popit po te ky rol. Më pas vijoi me rolin e Podgolisenit në komedinë “Martesa” të Gogolit, e cila mbetet në fondin e figurave shpotitëse me të realizuara të karrierës së tij, e luajtur me vërtetësi e hijeshi komike.

Dhuntitë prej komiku të talentuar u shfaqën në ploteri edhe në interpretimin e dy roleve kryesore në komeditë e Spiro Çomorës, si Nikollaq Jorganxhiu te “Karnavalet e Korçës” (1996), tek i cili të bënte përshtypje eleganca, finesa, sharmi komik, që vinin në mënyrë të shpenguar, pa britma e nervozizëm të shtirur; Aristoteli te “Dy me zero” me nëntitull Prindër edukatorë (1969), ku luajti plot hijeshi me nënkuptimet dhe keqkuptimet, me qëndrimet e dyanshme, luhatjet, kthimet dhe rikthimet, me pohimet dhe mohimet e atypëratyshme duke i dhënë figurës, paçka se “pozitive”, një pozicion të mbrothtë në shfaqje.

Ndryshe nga shumë figura të mëparshme, me rolin e Rrapo Tabanit në dramatizimin “Koha e komisarëve”, sipas romanit “Njeriu me top” të Dritëro Agollit, ai arriti të krijojë figurën e një komandanti popullor, disi të ashpër në dukje, por të butë, babaxhan e tepër njerëzor në shpirt. Këtu elementët dhe gjetjet komike, që vinin nga mënyra e të sjellurit, e folura “popullorçe”, përshtatja psikofizike, u gërshetuan gjithashtu edhe me tonet epiko-dramatike e ato heroike.
Ndonëse ishte aktor me prirje për kah humori popullor, ai interpretoi me sukses edhe në disa komedi të Molierit, ku ndihej po aq edhe sarkazma. Spikati sidomos te komedia “I sëmuri imagjinar” (1983) me rolin e Arganit, përmes të cilit përqeshi hijshëm snobizmin e borgjezisë së pasur por të pagdhendur, për t’u barabitur me rangjet e larta të fisnikërisë tradicionale franceze për nga dija, zakonet, shijet, kultura dhe mënyra e jetesës. N. Xhoja arriti ta bëjë këtë personazh njëherazi edhe qesharak, edhe të përbuzshëm; doemos më i suksesshëm dhe më pranë qasjes së parë dhe pak tek e dyta.

Një tjetër figurë plot kripë e humor ishte ajo e xha Beqos në filmin Kapedani (1972). Këtu ai skaliti me mjeshtëri të lartë dhe sens të holle njeriun shpirtmirë, gazmor, të gjindshëm, disi të leshtë por të dashur e të embel, duke krijuar së bashku me aktorin tjeter, Albert Verria në rolin e Sulos, një nga dyshet aktoriale më harmonike, si nga pikëpamja e sendërtimit të marrëdhënieve, në mënyrë fare të natyrshme, ashtu edhe nga pikëpamja e ndërsjelljeve, e kundërshtive dhe e përplotësimeve reciproke në karaktere, në dialogët dhe në gjendjet e tyre shpirtërore.
Më tutje realizoi figurën e Përparimtarit në filmin “Çifti i lumtur (1975).

Edhe pse një “personazh pozitiv”, ku ndihej zbukurimi, përkundrazi me aktirmin e tij brilant ai arriti t’i ndërkallë figurës jetë, organicitet në shprehje e gjeste si dhe nur komik, duke iu shmangur konceptimeve skematike që zotëronin asaj kohe.

Me pak penelata N. Xhoja u jepte fizionomi vetjake edhe roleve të vogla, sikurse u duk qartë kjo me rolin e kuzhinierit ne filmin “Horizonte të hapura” (1968) etj. Loja e tij ishte e ngrohtë, e çlirët, e ngopur me detaje e gjetje të shumta, duke u shkrirë në mënyrë tërësore me personazhin e duke u përqasur plot vërtetësi në situatat komike të tij. N. Xhoja ishte një nga aktorët shqiptarë me organikë e më të vertetë në veprimin skenik dhe në përjetimin e personazhit, si në skenë, ashtu edhe në ekran.

Sjellja e tij në skenë apo para kamerës ishte thuajse “natyrale”, çka dëshmonte për talentin burimor, aftësinë e komportimit psikofizik, shpengimin dhe zotërimin e gjendjes. Kishte hir e lezet. Me artin dhe shijet e tij të holla si aktor, ai portretizoi një galeri karakteresh, më së shumti figura njerëzish baballëk, të thjeshtë, disi të leshtë e naivë, shpirtbardhë apo mendjetrashë, të butë e të mirë, të përzgjedhura nga meset e larme sociale, historike apo ato nacionale. Mban titullin “Artist i Popullit”.