Vijon te jete kaotike situata në SHBA, per shkak se mbështetësit e Trump janë futur brenda në Kongres, ndërsa raportohet edhe për një grua të plagosur!
Disa nga protestuesit dhe mbështetësit e Donald Trump janë shtrirë në tokë nga policia, ndërsa disa të tjerë po lëvizin nëpër kongres.
Garda Kombëtare është mobilizuar për të parandaluar kaosin që po ndodh brenda Kongresit në SHBA, ku pritej që të certifikohej fitorja e Joe Biden.
Mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë brenda ndërtesës së Kapitolit të SHBA të mërkurën ndërsa Kongresi po zhvillonte një mbledhje për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor për president dhe zv/President.
Kapitoli është vënë në bllokim dhe vota e certifikimit është ndalur. Nënpresidenti Mike Pence në detyrë u evakuua nga ndërtesa.