Sfida në “Air Albania” mes Tiranës dhe Zrinjskit, e vlefshme për Conference League nuk ka përfunduar siç duhet.
Shkak është bërë një tension i krijuar pas takimit jashtë stadiumit, me protagonist tifozët boshnjakë. Raportohet se këta të fundit janë përleshur me policinë, duke krijuar kështu një situatë të pakëndshme.
Si pasojë e përplasjes, disa policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se është qëlluar me shishe dhe mjete qelqi të marra nga lokale jashtë stadiumit.Disa tifozë janë shoqëruar në komisariat.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet edhe për të shtëna me armë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Kaos në ‘Air Albania’/ Tifozët boshnjakë ‘marrin krahë’ nga fitorja dhe përleshen me policinë
Kampionët boshnjakë fituan me rezultatin 0-1 ndaj Tiranës, ndërsa ka ende shpresë për kualifikim në ndeshjen e kthimit që luhet në Bosnje-Hercegovinë.