ë paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e situatës kaotike të krijuar në Kabul ku me mijëra afganë po tentojnë të largohen nga regjimi i talebanëve.
Pamjet e publikuara nga mediat në terren tregojnë se situata në perimetrin rreth aeroportit të Kabulit është tragjike. Njerëzit po shtypen me njëri-tjetrin ndërsa talebanët kanë ngritur pika kontrolli thuajse kudo.
Në një deklaratë të dhënë të dielën, Departamenti i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se shtatë persona e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit mes kaosit ndërsa përpiqeshin që të futeshin në aeroport.