osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kanë bërë gati armët dhe…”! Frrok Çupi flet me emra dhe plas ‘bombën’ për Ilir Metën: Janë ‘larë’ edhe letrat e tij si t.rafikant njerëzish! Ja çfarë po përgatisin në Lalëz!

“Kanë bërë gati armët dhe…”! Frrok Çupi flet me emra dhe plas ‘bombën’ për Ilir Metën: Janë ‘larë’ edhe letrat e tij si t.rafikant njerëzish! Ja çfarë po përgatisin në Lalëz!

Gazetari Frrok Çupi teksa ka folur hapur me emra, ka zbërthyer se çfarë fshihet pas lëvizjeve dhe kërcënimeve të Presidentit Ilir Meta, i cili sëbashku me opozitën, sipaj tij, kanë bërë gati armët dhe militantët për zgjedhjet e 25 prillit.

“Saliu është e pamundur ta ketë harruar”, Romeo Kara nxjerr ‘blof’ Lulzim Bashën dhe hedh dyshimet e forta për të: Nëse Berisha do të heshte..
Komenti i plotë:

Në kërkim të spiunit

Luftën fizike këta duan ta nisin që tani për 25 prill, por spiunazhin politik e kanë nisur prej kohësh; ose e kanë nisur në një kohë që nuk mbahet mend. Spiunazhi nuk mbaron kurrë edhe sikur luftërat të mbarojnë. Për fund- prill, kur ka votime, këta së bashku kanë bërë gati armët dhe militarët; ndërsa spiunët i kanë ‘secili për vete’. Presidenti i Republikës, Meta, që ka marrë përsipër rolin e Zhukovit në luftën mbi Stalingrad, po ndjek hap pas hapi Berishën, liderin e ushtrisë së PD, ose Stalinin e gjeneralit Zhukov. Edhe një foto ‘si i përhumbur’ e Berishës ku pret të kalojë rrugën për te vila në Lalës, tani po mburren njerëzit e Metës se e kanë nxjerrë ata. Në Lalëz nuk ka male, dhe, dronët janë të dukshëm, pa ndryshe do të ishin mbushur mediat me fotografi nga kuzhinat e vilave…

Por kjo është pika e fundit. Ilir Meta, president, ka kopjuar ekzaktësisht idenë e Berishës për ta lidhur Lalëzin me botën e informacionit sekret. Ndërsa qeveria e vitit 2007 nisi projektin për lidhjen kabllore të Lalëzit me Italinë,

Meta ka punuar për të njëjtin projekt, por më minor: Ai e ka shpallur Lalëzin ‘kryeqytet të spiunazhit’ dhe e ka rrethuar me vrojtues. A nuk e keni menduar, bie fjala, pse në Durrës dhe pikërisht në zonën e Ishëm- Shën Pjetër ka tërhequr shefin e spiunazhit të Republikës, Bahri Shaqiri?

Bahriun e kishte marrë këshilltar në presidencë, por papritur e veshi me kostumin e kandidatit për deputet në Durrës, me qëllim që ta kishte aty rrotull. Në shumë raste i është sulur CIA-s dhe amerikanëve se ‘do t’i kapë për veshësh’, edhe pse dyshon se në Lalëz ata përplasen me spiunët e Metës. Çfarë fshehin dhe çfarë zbulojnë krerët e shtetit me spiunët përkatës? Edhe këtu ka dy qasje mes dy liderëve të pasionuar pas spiunazhit:

Ndërsa zoti Berisha i tërhoqi pranë, i bëri deputetë e ministra spiunët e Sigurimit të Shtetit, Meta bëri si ‘vogëlush’, sikur nuk merrte vesh nga punët e Spiunazhit. Në njollosjen e kundërshtarit politik si ‘spiun’, ose ‘agjent’, Meta ka kopjuar shumë nga Berisha.

Po çfarë fshehin?

Berisha bëri- ç’bëri atëherë dhe dëshmitarët e pisllëkut të tij nuk jetojnë më, ndërsa Meta i mori në gji ‘dëshmitarët’. Këtu është ndryshimi dhe thelbi: Që në fillesa, Ilir Meta e ndjente se kishte shumë për të fshehur.

Atëherë, kë thërriti?

Shefat në krye të spiunazhit i bëri karroca për vete…

Bahri Shaqiri, ish kryetar i SHISH, emëruar në atë post me këmbënguljen e Metës, është sot njeriu që kontrollon por edhe kontrollohet nga Meta; sot është kandidat i tij për deputet. Janë ‘larë’ edhe letrat e tij si ‘trafikant njerëzish’ duke përdorur agjencinë e tij turistike për të cilën u fol shumë; është larë edhe pazotësia e tij për të marrë një diplomë në shkollë të mesme.

Por sot Meta e ka aty… Vishe Ajazi, i cili erdhi në post në kohën e Berishës, u vu menjëherë nën kontrollin e Metës: Sot e nesër në zyrat e Kuvendit! Derisa me këshillimin amerikan ai u transferua në Bruksel. Ndoshta jo kot Meta kërcënon sot se ‘do të ngre më këmbë Brukselin’… Kujtim Hyseni jetoi shkurt në krye të SHISH, por si një diplomat ‘i lirë’ e thoshte shpesh hapur se Meta e kërkonte përditë ‘për kafe’në zyrë; edhe pse ishte njeriu i Berishës në qeverinë e Nanos….

Ndërsa ‘njeriu më i besuar’ i Metës u bë Fatos Klosi, kryetar i SHIK. Çfarë mund ta lidhte një shtangist me një profesor fizike!? Megjithatë Meta guxoi duke u shtirë si ‘trim mallakastriot’ dhe i dha Fatosit honorin e themeluesit dhe të anëtarit të Byrosë së LSI…

Prapë pyetja: Po çfarë duan këta burra shteti në kërkim të spiunit? Përgjigja është e shkurtër: Kërkojnë dosjet e tyre! Nëse dosjet e tyre nuk mund të zhduken sot, atëherë këta kërkojnë një gjë më të thjeshtë: Të dinë çfarë kërkon CIA për ta!.

Këta pikërisht këtë duan të kontrollojnë:

“Ke takuar dikë nga Amerika?… Çfarë të kërkoi për mua? E ti çfarë i ke dhënë?”.

Mendojnë se mund të ndërtojnë kështjellën e mbrojtjes nën hijen spiunëve. Ose mendojnë se në luftën e 25 prillit do të shkojnë me armë që nuk ua njohin…”. Ç’mizerabiltet në krye të shtetit!