Ilir Meta e ka treguar hapur sot se është në panik nga reforma në drejtësi dhe marrja e saj në dorë nga amerikanët. Sot Meta ka sulmuar reformën, duke shkruar se nëse ajo vijon të jetë e kapur kush do e luftojë korrupsionin.
“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?
Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”, shkruan Meta.
Por qytetarët e kanë ‘masakruar’ duke i kujtuar bllokun dhe skandalet e Presidentit.