Aktori i humorit Erion Isai, ditën e djeshme është zyrtarizuar nga Partia Socialiste si kandidat për kryetar bashkie në Kolonjë.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme ai ka filluar zyrtarisht edhe fushatën. Isai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga Kolonja, ku shfaqet duke folur.
Isai shprehet se Detyra është gjithnjë përgjegjësi e lartë, por detyra e administrimit të Kolonjës është mision, privilegj dhe krenari e gurit në vendin që të jep titullin e origjinës.
‘Detyra është gjithnjë përgjegjësi e lartë, por detyra e administrimit të Kolonjës është mision, privilegj dhe krenari e gurit në vendin që të jep titullin e origjinës. Faleminderit Kolonjarëve që këto ditë më kanë mbushur zemrën plot me mbështetjen që më shprehin! Faleminderit për besimin Partia Socialiste , @npeleshi , @elisa.spiropali .
Kolonjës më së pari do t’i jap zemrën time. #Bashkë me kolonjarët pa dallim, për t’i kthyer Kolonjës atë çfarë i ka ajo i ka dhënë Shqipërisë! Besimi dhe puna do të jenë porta e Kolonjës që meriton te jetë- dhe do të jetë’, shkruan Isai.
Kujtojmë që Erion Isai u komentua shumë në media që nga aktor humori u bë pjesë e politikës duke kandiduar për një post shumë të rëndësishëm.