Kandidati për kryetar bashkie në Rrogozhinë i “Shtëpisë së Lirisë”, tha se video ku shfaqet duke sharë Sali Berishën është e para 5 viteve.
Ai tregon se tashmë ka ndryshuar mendim pasi tani gjykon se ish kryeministri është një njeri i nderuar.
Sipas Xhanit, metoda të tilla të humbësit historik, Lulzim Bashës, nuk e cënojnë dhe intimidojnë imazhin e tij, ndërsa tha se mediet pranë qeverisë dhe pengut të saj, Bashës, e kanë nxjerrë videon nga kontesti.
Xhani, u shpreh në një intervistë për ZeniTV se qytetarët duhet t’ia besojnë drejtimin e qytetit, pasi ai do të jetë gjithnjë i hapur për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
Rrogozhina është bashki ku sektori kryesor i ekonomisë është bujqësia. Hekuran Xhani shprehet se ky sektor është lënë në harresë, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të mëdha.