Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një pasqyrim të qartë të situatës së përmbytjes në Shkodër.
Xhaçka në një intervistë për ERT TV shpjegoi se përmbytja nxori në pah problemin e pastrimit të kanaleve kulluese të cilat u bllokuan nga mbetjet e pa pastruara nga bashkia.
Kjo solli dhe përmbytjen e fshatrave duke dëmtuar tokat bujqësore, madje ministja e Mbrojtjes ka provuar me fakte, duke treguar me foto kanalet e mbushura me mbetje.-ka thënë Minsitrja Xhaçka.
Mirëpo faktet e rënda që prezantoi Xhaçka dje përmes fotove në ERTV mesa duket kanë rënë si bombë për Kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi e cila në një intervistë për mediat kanë thënë se ata foto që kanë paraqitur Xhaçka mund të jenë nga Lushnja ose Fieri.
Voltana në pamundësi për tu përballur me akuzat për neglizhencën totale të bashkisë e cila nuk ka pastruar kanalet kulluese, ka përdorur kësaj rradhe akrobacinë naive poltike duke u përgjigjur se: “fotot s’janë nga Shkodra”.
Fotot në fakt janë kryekëput nga Shkodra e pikërisht nga fshati Shirq, ku shihet qartë gjendja mizerabël e ardhur si pasojë e harresës kronike të Bashkisë për të realizur projekte e plane masash të cilat u vijnë në ndihmë banorëve.
Pikërisht në këtë fshat të cilin Voltanës i duket si Lushnja, ajo deklaron zyrtarisht qe jane 26 familje te bllokuara.
Por edhe kjo është një gënjeshtër e pastër.
Nëse këta banorë do ishin në një rrezik kaq të madh siç pretendon Voltana, atëherë lind pyetja:
Pse Bashkia Shkodër nuk bën apel për evakuimin e tyre?
Mesa duket qëllimi i vetëm i Kryebashkiakes është që, më shumë sesa t’u interesave të qytetarëve të Shkodrës, i përgjigjet sinkronon retorikave dhe sulmeve që vijnë nga të tjera “hapësira blu” dhe jo nga ato të Shkodrës, që Voltana e quan Lushnje, Sarandë, Fier…