Ilir Meta u shpreh se ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e ka vendin në burg.
Meta u pyet se çfarë do të bënte nëse Dvorani do t’i shkonte për betim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha i prerë se vendi i Dvoranit nuk është në asnjë institucion tjetër, përveç burgut, megjithëse Dvorani vazhdon detyrën si gjyqtar në gjykatën e apelit administrativ.
Mirëpo Dvorani as që do të ia dijë për kandidatin për Reç Ilir Meta. Ai sot ka dorëzuar kandidaturën për vakancat në Kushtetuese.
DASH ka publikuar një listë me 12 personazhet më të fuqishëm në luftën ndaj korrupsionit në të gjithë botën dhe mes tyre është emri i Ardian Dvoranit, gjyqtarit nga Shqipëria. Ai është vlerësuar për angazhimin e tij në zbatimin e reformës dhe rezistencën ndaj presionit politik.
Ndaj duke e krahasuar me roxhobonxhot si noterja Sonila Bejtja apo inspektorja Xhaferllari, vendi i Dvoranit si antarë apo kryetar i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm.
Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim, SPAK pushoi akuzën për mungesë provash dhe ishte Dvorani që duhet ta pasiste Metën për shpifje dhe akuzë të rreme.
Vlerësimi ndaj Ardian Dvoranit është padyshim një shuplakë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi gjyqtari njihet si armiku më i fortë i kreut të shtetit. Meta bëri një luftë të ethshme kundër tij derisa e largoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu e sulmoi dhe anatemoi publikisht ndërsa e paditi dhe në SPAK për shpërdorim detyre. Por duhet theksuar se Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar që i doli kundër presidentit në gjyqin e aferës me bllokun 700 mijë euro.
Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Antikorrupsionit”, siç u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre. /Tellalli.al