Mjeshtri i shahut Garry Kasparov nën petkun e aktivistit politik ka deklaruar në median sociale “X” se nëse liderët e vendeve të mëdha do të kishin gjysmën e guximit të Ramës, bota do të ishte krejt ndryshe.
“Faleminderit një miku dhe aleati kundër agresionit rus që më priti në rezidencën e tij në Tiranë për të folur për libra, shah dhe politikë. Nëse liderët e vendeve të mëdha të botës së lirë do të kishin gjysmën e guximit të kryeministrit Edi Rama, bota do të ishte krejt ndryshe!”, thekson shkrimtari me origjinë azere.
Për herë të parë, Shqipëria është vendi pritës i Kupës Evropiane të Shahut, që ka sjellë në vendin tonë edhe legjendën botërore të shahut, ish-kampionin Garry Kasparov i cili u prit në takim më herët edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë takimit, kryebashkiaku kujtoi qëndrimet e mëhershme të Kasparovit si aktivist, por edhe si mbështetës i zëshëm i Ukrainës.