Luiza Gega konfirmohet në majën e atletikës Europiane. Sportistja shqiptare arriti të ‘rrëmbejë’ medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni, për të përsëritur suksesin e një viti më parë në Gjermani.
Gega, e cila garoi të enjten shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndalur kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindtat.
Një sukses i arritur në divizionin e tretë të garës, për të mos u thyer as në garën e kësaj të diele, me polaken Alicja Konieczek që e përshkroi distancën me kohën 9 minuta, 38 sekonda e 72 të qindtat.
Ky ishte triumfi i 11 i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009. Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.
Më parë ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në vitin 2010.
Më 20 Qershor, Gega triumfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris.