Indrit Çullhaj është shpallur kampion në xhudo sot në Garën Ndërkombëtare të mbajtur në Itali. Çullhaj arriti të fitoj të gjitha ndeshjet me ippon duke treguar një formë superior. Ai ishte dominues ndaj çdo kundërshtari që u ndesh dhe ngriti triumfalisht flamurin kuqezi.
Gara e ardhshme është ajo e Grand Slam në Turqi e cila është garë kualifikuese për lojrat Olimpike Paris 2024. Me formën e tij Çullhaj do të jetë një sfidant i jashtëzakonshëm dhe do ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në lojërat olimpike të ardhshme.