osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kam Mulin dhe tre tullacër”, Spartak Ngjela: 5 arsyet pse do të dështojë lëvizja antiamerikane e 26 majit e Lulit dhe Saliut

“Kam Mulin dhe tre tullacër”, Spartak Ngjela: 5 arsyet pse do të dështojë lëvizja antiamerikane e 26 majit e Lulit dhe Saliut

 

Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti- Perëndim e 26 majit.

 Spartak Ngjela

l.
Saliu dhe Basha kërkuan armatosjen e popullsisë në 26 maj, kundër ministrisë së Brendshme. Domethënë mendojnë për një grusht shteti. Po si do ta bëjnë, me persona që kanë armëmbajtje pa leje?

Amerikanët qeshin, se e dinë mirë se çfarë është një grusht shteti.
Kurse policinë ligjore e drejton sot në Shqipëri Fatmir Xhafaj dhe amerikanët.
Po a ka mundësi të mundet ushtarakisht me forca civile një shtet i NATO-s, i cili drejtohet sot nga amerikanët?

Gjithsesi duhet pranuar se të gjithë këta organizatorë i ka shqetësuar me disekuilibrim Reforma në Drejtësi, e cila do t’i shpronësojë të gjithë nga pronat e paligjshme që kanë grabitur me spekullim administrativ; do t’iu konfiskojë të gjitha shumat e parave që kanë depozituar nëpër bankat e huaja jashtë Shqipërisë, dhe do t’i dërgojë gjyqeve me akuzën e korrupsionit.
Por ky është në fakt një proces që assesi nuk mund të ndalohet.

ll.
E pra, pse do dështojë që panisur lëvizja antiamerikane e Lulzim Bashës.

E para – sepse nuk ka forca në Shqipëri të dalin kundër qëndrimit amerikan, pasi ta ketë diskredituar 26 majin Zëri i Amerikës.

E dyta- sepse shqiptarët e dinë se këto janë përpëlitjet e dëshpëruara të vjedhësve që kërkojnë të shpëtojnë gjënë e vjedhur me të vjedhurit prej tyre. Kjo është komedia e kohës.

E treta – sepse nuk kanë forcë përpara shtetit. Ku bëhen grushtet e shtetit pa kolonelë dhe ushtri!!! Prandaj çdo lloj force përpara kryeministrisë, është vetëm klithmë. Ku pyet forca amerikane nga klithmat, kur është vetë ajo që drejton sot në Shqipëri forcat e policisë speciale.

E katërta – vërtet mendojnë këta të fantaksur nga dëshpërimi i ndëshkimit se me ca lapangjozë të ardhur nga Rusia do krijojnë pushtet të ri në një vend të NATO-s?

E pesta – e mbani mend sesi dhe pse u prish çadra e Saliut një vit më parë? Ja, njëlloj do të ndodhë edhe këto ditë, sepse sigurisht që Uashingtoni do t’i kërkojë Lulzimit: “Nuk duam të shohim asnjë xham të thyer!”
Dhe e dini si do t’i përgjigjet Lulzimi Uashingtonit?
Shumë shkurt: Yes Sir!

Prandaj, është logjike që, të pesta këto arsye të cilat janë sot të vërteta apodiktike në Shqipëri, e bëjnë lëvizjen e pritshme, Berisha, të opozitës, jo vetëm një akt qesharak, por edhe një stimul që i përshpejton aplikimet e Reformës në Drejtësi.

Kurse mbrëmë, një plakë rufjane që sillej si e lojtur nga mendte, bërtiste te rruga e Saliut: “Sali, ku i ke kolonelët dhe ushtarët për 26 majin?” Dhe Saliu që ia dëgjonte zërin thoshte nga brenda shtëpisë: “kam Mulin dhe tre tullacër”.

Por atypari, nëpër rrugën e Elbasanit, ishin duke ecur dy amerikanë dhe një përkthyes që iu përktheu atyre diktin e plakës.
Ata qeshën që të dy. Por, pas pak, njëri prej tyre tha:
Sali is not so clever even as this old woman. (Saliu nuk është i zgjuar as sa kjo plakë.)