“Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme”.
“Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të blej dot shëndetin për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.
Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.
Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.
Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të ëmbetet? Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?
Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde. Pse? Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.