Një ngjarje e rëndë trondit Greqinë fqinje. Një vajzë 28-vjeçare u vra pak metra larg stacionit të policisë mbrëmjen e së hënës, në Agioi Anargyroi. E reja u godit disa herë me thikë nga ish-partneri i saj 39-vjeçar, i cili më pas tentoi të vetëvritej, por u arrestua nga policia.
Sipas asaj që shkruan Protothema, 28-vjeçarja, e cila në vitin 2020 kishte kërkuar urdhërmbrojtje, pas denoncimit se ishte përdhunuar e dhunuar nga personi që do t’i merre jetën 4 vjet më vonë, kishte shkuar në polici mbrëmjen e djeshme.
Ajo nuk kishte bërë denoncim, por i kishte thënë oficeres së policisë që ishte në detyrë se ndihej e frikësuar dhe i kishte kërkuar një makinë policie që ta çonte në shtëpi.