Filmi u xhirua kryesisht në Krujë e Shkodër, si dhe në Itali. Në Shqipëri morën 150 kalorës malësorë të veshur me kostumet më të bukura dhe më se 200 persona të tjerë të veshur me kostumet e Krujës. Eksterieret pothuajse u xhiruan në Shqipëri.
Kamerat italiane kanë përshkruar herët vëndin tonë. Që në zhvillimet e herëshme . Është një arkiv i madh vlerash dokumentare e historike që janë në përdorim nga studjues të ndryshëm për historinë, artin e kulturën e asaj kohe.
Po kjo traditë vijon edhe në ditet tona me intensitet më të madh. Për këtë po sjellim për lexuesit e suplementit “ Rilindja” historinë e disa xhirimeve artistike e dokumentare. Të mos harrojmë se në kinematografinë italiane kanë dhënë kontribut edhe një ekip aktorësh me origjinë nga Shqipëria, temë që do ta cekim në shkrimet e ardhëshme. Në këtë rast po sjellim filmin e parë artistik me temë shqiptare të realizuar në vëndin tonë, po pa aktorë vëndas, si dhe një film të kohës së sotme ku preken tema të ditës si terrorizmi dhe qyteti i Durresit si dhe një veprimtari e përbashkët artistike mesdhetare. Që është një shtrirje 80-90 vjeçare e këtyre piketave artistike mes vëndeve tona.
Subjekti “Il cavaliere di Kruja” (Kalorësi i Krujës).
Një film italian me subjekt shqiptar në vitin 1940, një vit pas pushtimit. Arkivat italiane kanë publikuar foto të mbërritjes në portin e Durrësit të kastit, momenteve të xhirimit dhe kuadrove të filmit me titullin “Il cavaliere di Kruja” (Kalorësi i Krujës). Ky film, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të pushtimit qysh në vitin 1939, do të përqendrohej në traditën e vëllamit të gjakut dhe subjekti do të zhvillohej në sfond të zbarkimit të trupave italiane në Shqipëri.
Filmi u xhirua kryesisht në Krujë e Shkodër, si dhe në Itali. Në Shqipëri morën 150 kalorës malësorë të veshur me kostumet më të bukura dhe më se 200 persona të tjerë të veshur me kostumet e Krujës. Eksterieret pothuajse u xhiruan në Shqipëri.
Shkurtimisht përmbajtja në filmit ka të bëjë me gazetarin e ri italian Stefano Andriani, që shkon në Shqipëri. Këtu bie në dashuri të ndërsjellë me Elianën, një vajzë vendase. Një ditë Andriani shpëton një kryetar fisi të quajtur Asllan Hajdari, kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog. Shqiptari ishte i plagosur rëndë nga të shtënat e rojave mbretërore. Adriani e transporton në fshatin e vet dhe lidh me të një “pakt gjaku”, gjë që i bën ata vëllamë.
Më vonë, gazetari zbulon rastësisht se kryetari i fisit është vëllai i Elianës dhe prandaj duhet të heqë dorë nga planet e martesës. Pas disa ditësh mes peripecive, në kundërshtim me zakonet e vendit, martohet me motrën e kalorësit shqiptar dhe për këtë i vjen në ndihmë kleri. Përveç kësaj, shefi i policisë së Tiranës përpiqet të shfrytëzojë situatën për të nxitur Asllanin kundër Andrianit. Por ardhja e trupave italiane, që pushtojnë Shqipërinë, zgjidh çdo gjë dhe bën të mundur qartësimin e keqkuptimit.
Filmi është ndoshta filmi i vetëm i bërë nga propaganda italiane e asaj periudhe për luftën në Shqipëri. Interierët u vendosën në klubin e shtypit të huaj të Tiranës. Për të krijuar idenë se ky ishte një film shqiptar dhe se do të mirëpritej nga opinioni i vendit, shfaqja e tij u organizua në një kinema me pronar shqiptar. Po kështu, iu dha rëndësi organizimit të premierës, me pjesëmarrjen e autorëve dhe të interpretuesve që do të vinin nga Italia. Për “Kalorësin e Krujës” u bë zhurmë se ishte film shqiptar, gjë që s’është në vërtetë, pasi asnjëri nga autorët dhe interpretuesit qoftë edhe të roleve të dyta e të treta nuk ishte shqiptar. Filmi përfundoi dhe u shfaq një herë. /Shqiptarja.com