Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital. Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.
Aktori megjithatë ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.