Vetëm ata që më guximtarët, ose më budallenjtë do të guxonin të hynin mes një kroati dhe filxhanit të tij të kafesë. Nëse shëtisni në rrugët e Zagrebit, qoftë edhe në muajt e dimrit, do t’i gjeni baret në trotuare të mbushura plot ndërsa vendasit kënaqen me Cappuccino.
Por që pasi autoritetet vendase miratuan euron si monedhën e re në 1 janar, pija e preferuar e kroatëve, thotë BBC, vjen me një “shije të hidhur”. Kalimi nga monedha kroate kuna në euro i ka bindur konsumuesit e kafes se ofruesit e këtij shërbimi po përfitojnë duke rritur ndjeshëm çmimet. Një banore e kryeqytetit, Vina, i tha gjigandit mediatik anglez se kafeja është shtrenjtuar shumë.
“ Sapo paguam gjashtë euro për dy kafe dhe një Coca Cola – e u trondita”, u shpreh ajo.
Në tjetër kroate, Zivana, ndihet pothuajse në të njëjtën mënyrë.
“Rritja e çmimeve nisi që në qershor, por tani me euron situata është akoma edhe më keq. Nuk jemi të kënaqur me qeverinë dhe mënyrën se si ata e kanë trajtuar situatën”, thotë ajo.
Pakënaqësia e polemikat janë rritur aq shumë, sa u desh të ndërhynte dhe vetë qeveria e Kroacia, që thirri tregtarët me pakicë në takime për t’i paralajmëruar se rritja e pajustifikuar të çmimeve, nuk do të tolerohet.
Autoritetet e theksuan qartë se nuk mund të lejojnë që euro të kthehet në sinonimin e një përfitimi të fshehtë nga ana e tyre dhe urdhëroi që çmimet të kthehen si para 31 dhjetorit. Inspektorët shtetërorë megjithatë janë sulmuar nga shitësit që kishin shkelur urdhrat, ndërsa brenda vetëm një javë kishin vendosur më shumë se 200 gjoba. Ata pretendojnë se çmimet thjesht janë përshtatur me euron, dhe për këtë arsye janë shtrenjtuar, e insistojnë se në thelb janë të njëjtat si përpara Vitit të Ri.