osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kali i Trojës: 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri! (Pjesa e Parë)

Kali i Trojës: 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri!  (Pjesa e Parë)

Kali i Trojës, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri (DOSSIER) Pjesa e Pare.

Në rrjedhën e shekujve, Shqipëria, toka aq shumë e dëshiruar nga fqinjët e fuqitë e mëdha për vetë pozitën e saj gjeografike si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit e me një dalje të lakmueshme në det është gjendur shpesh në kufijtë e ekzistencës si një shtet i vërtetë.

Planet aneksuese pasonin njëri-tjetrin dhe laku i zhdukjes së një prej kombeve më të vjetër në Ballkan sa vinte e shtrëngohej. Turqia, Austro Hungaria, Greqia, Jugosllavia, Franca, Italia, Gjermania e shumë vende të tjera shtrinin e tërhiqnin sipas dëshirës ushtritë e tyre në tokat shqiptare, që në çdo kohë i është dashur të luftojë për mbijetesë e për të mos u fshirë e harruar nga historia. Reagimi i parë erdhi nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që më 28 Nëntor 1443 ngriti mbi qytetin e Krujës flamurin me shqiponjën dykrenare.

Më pas, sërish më 28 Nëntor por këtë herë të vitit 1912 një tjetër figurë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali dha sinjalin përfundimtar se kombi shqiptar nuk mund të zhdukej.

Vendimet e njëpasnjëshme në dëm të kombit shqiptar që i pafuqisëëm ishte shndërruar në lodër në duart e interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, aneksimi i Kosovës, Ohrit, Strugës, Manastirit, Ulqinit, Tivarit, Shkupit, nuk arrinte të kënaqte sërish fqinjët e etur për të shtrirë kufijtë e tyre deri në zemrën e shtetit të njomë shqiptar.

Menjëherë pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve më 1913 mbi kufijtë jugorë të Shqipërisë, grekët nisën të hartonin plane të reja për të realizuar synimet e tyre në këtë zonë.

As protokolli i Firences i 17 dhjetorit 1913 që la jashtë kufijve zyrtarë Çamërinë, nuk kënaqi dëshirat ekspansioniste të shtetit grek, që kishte nisur të organizonte strukturat ushtarake të batalionit të shenjtë, të përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur të Kretës.

Një batalion që në histori do të mbahej mend si Andartet që do të kryenin disa qindra sulme në jug të Shqipërisë duke vrarë e masakruar mijëra njerëz të pafajshëm. Sulme që do të shtriheshin edhe në Gjirokastër, Korçë e Përmet.

Duke përfituar nga situata ish-ministri i Jashtëm grek, Jorgji Zografi, me mbështetjen e renegatit Spiro Milo e mbi të gjitha të Kryeministrit Venizellos më 2 mars 1914 shpall krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e andartëve Zografi izolon Përmetin, Korçën dhe Gjirokastrën.
Nën presionin e fuqive të mëdha e veçanërisht Italisë, shteti shqiptar i drejtuar në atë kohë nga Princ Vidi, i ardhur në Shqipëri më 7 mars 1914, detyrohet të nënshkruajë dy muaj më vonë, në 17 maj 1914, Protokollin e Korfuzit.

Sipas këtij protokolli, komisioni ndërkombëtar vendos që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku garnizonet e xhandarmërisë do të përbëheshin nga oficerë grekë. Kisha Ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar nga patriarkana e Stambollit.

Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranoi edhe kërkesën e Spiro Milos për t’i njohur Himarës statusin e autonomisë. Këto vendime do t’i paraqiteshin për ratifikim fuqive të mëdha.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, risolli në tavolinën e bisedimeve të paqes sërish çështjen shqiptare. Qeveria greke u përpoq me të gjitha mënyrat për të përfituar nga situata jo shumë e sigurt e shtetit shqiptar për të kënaqur pretendimet e saj ndaj Shqipërisë.
Reagimi i shqiptarëve në Kongresin e Lushnjës, por edhe lufta e Vlorës që çoi në dëbimin e trupave italiane, e detyruan këtë shtet të njihte më 2 gusht 1920 me firmosjen e Protokollit të Tiranës sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Italia do të mbante vetëm Sazanin.

E mbledhur në Paris, Konferenca e Ambasadorëve vendos që kufijtë shqiptaro-grekë të mbeteshin ato të protokollit të Firences në 1913. Por ndërsa Jugosllavia tërhoqi trupat, Greqia mbante të pushtuara 26 fshatra shqiptarë e duke mos u mjaftuar me sa kishte arritur ajo kërkonte të paktën vënien në jetë të protokollit të Korfuzit të vitit 1914, të cilin vetë e kishte shkelur poshtë me fillimin e Luftës së Parë Botërore.
E torturuar ndër shekuj, e bastisur, djegur, vrarë, e gjysmuar, tashmë në horizont për Shqipërinë duket edhe një tjetër luftë, më e fshehtë, më e sofistikuar. Përkrah luftës së hapur edhe planet konspirative.
Në shesh beteje hidhet Kali i Trojës në barkun e të cilit fqinjët jugorë do të fshihnin për të hedhur në lojë agjenturat e tyre.
Vitet 1920 në Shqipëri karakterizoheshin nga një situatë e paqëndrueshme ku qeveritë pasonin dhe zëvendësonin njëra-tjetrën brenda një kohe mjaft të shkurtër. Nga viti 1920 deri në 1922 u ndërruan 8 qeveri, ku vetëm kryeministrat Iliaz Vrioni dhe Xhaferr Ypi mundën të kalojnë kufirin e një viti në këtë post.

Të tjerë si Hasan Prishtina, Pandeli Vangjeli ose Sulejman Delvina, nuk mundën të drejtonin më shumë se pak javë. Ndërsa Qazim Koculi mori postin e Kryeministrit më 6 dhjetor 1921 dhe e la atë vetëm pak orë më pas.

Duke përfituar nga kjo situatë shteti grek vijonte propagandën dhe provokimet në jug të vendit. Ahmet Zogu menjëherë pasi forcoi pozitat e tij duke marrë postin e ministrit të Brendshëm, do të ngrinte shërbimin e fshehtë një strukturë e fuqishme të cilën në kujtimet e tij Hoxha Kadri e quan epoka e spiunazhit.

Sidomos në pjesën e sipërme të Shkumbinit, Shqipëria u kthye në një ushtri spiunësh. Çdo fjalë që qarkullonte nëpër tregje, kafene, restorante apo shtëpi shkonin menjëherë në strukturat e xhandarmërisë e më pas te Zogu. Pasi u dekretua në detyrën e ministrit më 24 dhjetor 1921, Zogu riorganizoi gjithë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në krye të zyrës sekrete vendoset Haki Stërmilli.
Raportimet e para të dokumentuara në vitin 1922 nga strukturat e sapongritura të kohës e që ndodhën të ruajtura edhe sot në arkiv zbulojnë edhe infiltrimin në politikë të elementëve që kërkonin autonominë e të ashtuquajturit Vorio Epir.
Ja se ç’thuhet në një nga dokumentet e para që daton 10 mars 1922, ku zyra e policisë i përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Gjirokastrës një dokument informativ mbi disa deputetë të cilët bënin propaganda për Vorio Epirin.
10/03/1922
ZYRA E POLICISË
DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË
Gjirokastër
Ju bëjmë me dije se një prej deputetëve të provincës së Gjirokastrës i quajtur Koço Tasi me rastin që mblodhi zgjedhësit për t’u zgjedhur për herë të dytë, jemi informuar nga njerëz të sigurt dhe agjentë të zyrës tonë, se ai ka bërë dhe po bën propagandë të keqe për shkatërrimin e shtetit.
Duke kërkuar autonomi të veçantë që të mund të jetojmë ndryshe, se për në është e pamundur që të bashkëjetojmë me Muhamendanë dhe për më tepër gegë të cilët janë të egër. Prandaj duhet të mblidhemi tani dhe të kërkojmë autonomi se sot është edhe koha që mund të përfitojmë. Prandaj Jugu duhet të shkëputet nga Shqipëria dhe të kërkojë autonomi ose statusin e kantonit. Kjo gjë u kërkohet zgjedhësve çdo ditë.

Deputeti Koço Tasi ka qenë i shoqëruar nga deputeti tjetër, Agathokli Xhitomi. I vetmi që ka kundërshtuar hapur Koço Tasin ishte deputeti Leonidha Frashëri. Deputeti Koço Tasi bashkë me shoqërinë e tij kanë ngritur shoqërinë “Mbrojtja Ortodokse”. Sipas informacioneve po synohet edhe ngritja e çetave me nga 12 persona që të prishin rendin publik dhe të bëjnë propaganda greke.
Nënkomisar
Xhelal Meta

Pak muaj më pas, Prefektura e Gjirokastrës lajmëron Ministrinë e Brendshme për lëvizjen që po ndërmerrte Patriarkana e Stambollit, duke krijuar edhe komisionin e Vorio Epirit nën kryesimin e mitropolit Jukovit.
24/05/1922
Shkresa numër 193
Prefektura Gjirokastër
Ministrisë së Brendshme
Lajmërohemi se në Patriarkën e Stambollit po përgatitet një lëvizje politike për çështjen e bashkimit të ta gjithë viseve me Greqinë. Do formohen komisione të posaçme nën kryesimin e Mitropoliteve. Komisionet do të jenë në dispozicion të Patriarkës.

Komisioni i Vorio Epirit i formuar në Janinë nën kryesimin e Mitropolit Jukovit. Grekët besojnë se do të krijohen zona neutrale edhe në Gjirokastër. Thuhet se po organizojnë banda armate për të vepruar kur të vijë komisioni i kufijve.
Zëvendësprefekti
R.JELLA

Që prej 2 dhjetorit 1922, Ahmet Zogu merr postin e Kryeministrit, por ruajti edhe atë ministrit të Brendshëm.

Me ardhjen e tij në drejtim të vendit ai ndërmori një sërë reformash ndër të cilat ajo në fushën ekonomike, të arsimit e shëndetësisë, por mbi të gjitha riorganizmin e plotë të strukturave ushtarake. Dora e hekurt e Ahmet Zogut nisi të ndihej edhe më shumë. Që nga ky moment, informacioni që përcillej në zyrën sekrete të Ministrisë së Brendshme ishte më i plotë e më i detajuar.
Në ato vite zona e Korçës ishte nën ndikim të fortë të agjenturave greke e serbe ndaj shteti shqiptar duhet të përballej me nevojën e zhvillimit të një lufte të ftohtë dhe njëkohësisht me domosdoshmërinë për të grumbulluar sa më shumë informacion mbi veprimtarinë e tyre në këtë qark.

Për çdo element të dyshimtë raportohej më parë në njësitë vendore që ia kalonin qendrës, ndërsa misione të posaçme dërgoheshin jashtë vendit kryesisht në Greqi nga prefekturat kufitare ose selitë diplomatike.
Në shtator të vitit 1923, Prefektura Korçë përpilon me kujdes një nga listat e para të shqiptarëve të arratisur në Greqi dhe që bashkëpunonin me shoqatën e Vorio Epirit. Lista që përmban më shumë se 25 emra personash i dërgohet me urgjencë Ministrisë së Brendshme dhe prokurorisë për ndjekje ligjore dhe hetime të mëtejshme.
10 SHTATOR 1923
Prefektura Korçë
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Si mbas urdhrit të kësaj ministrie nr 13745 / 2178 Sek.1 më 19/VII/1923 si mbas hetimeve që u bënë bashkangjitur po ju dërgojmë një listë me emrat e atyre shqiptarëve që janë arratisur dhe ndodhen në Greqi, të cilët bashkëpunojnë me të ashtuquajturën shoqëri të Vorio Epirit. Një listë e tillë ju çua edhe prokurorisë për ndjekje ligjore.
PREFEKTI
G.ANAGNOSTOPULLOS Përmet
DHIMITRI KALLFA Korçë
JOSIF PIPA
LLUKA PANARITI
STOJA PANARITI
LLAZO MINGO
NIK.DHESTOPULOS
KRISTO KRYSANTHI Manastir
SOTIR PANDAVINJI
MIHO NASTAS
KOSTA COBANI Hoçisht
JORGJI KITA Leskovik
DHIMITRI ZISO
PERIKLI NASHOLARI
VANGJEL KOKMADHI
VASIL STILARA
DHIMITRI KOROVESHI
THANAS TULLA
MITRO SHABO
LILO NIKOLLA
PORFYR FOTO
FILE BIXHOKU
JOTI MIHAL
JANI MIHAL
ALEKS LILO
SPIRO MIHAL
JOSIF KRISTO

Dy vite më pas fillojnë arrestimet e para për personat e lidhur me silogjet vorio-epirote dhe që kryenin propagandë për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Në shkresën e vitit 1925 të Ministrisë së Drejtësisë dalin në skenë persona që do të ishin mjaft aktivë në këtë drejtim edhe në vitet në vijim në zonën e Himarës, mes tyre Jorgji Bollano dhe Thanas Bollano.
1925
MINISTRIA E DREJTËSISË
Arrestohen Jani Milo, Jorgji Bollano, Mico Karaj, Petro Konomi, Pano Llazami, Thanas Zotua, Kristo Jano dhe një tjetër Bollano për bërje propagande greke dhe moslejim të ngritjes së Kishës Autoqefale në Himarë. Thanas Bollano ka mundur të arratiset. Të arrestuarit do të vuajnë dënimin në Burgun e Vlorës.

Në qershor të vitit 1923, shteti grek duke shfrytëzuar traktatin e Lozanës të 30 janarit të po atij viti sipas të cilit do të bëhej këmbimi i popullsive turke e greke në këto dy shtete, nisi spastrimin dhe dëbimin e popullsisë çame nga tokat e saj.

Në pak ditë të gjithë banorët e 31 fshatrave shqiptare të Kosturit dhe Follorinës u dëbuan dhe pronat e pasuritë e tyre u konfiskuan.

Pavarësisht protestave të shumta të qeverisë shqiptare që ngulmuan në faktin se çamët kishin vetëm fenë të përbashkët me turqit, qeveria fqinje nuk u tërhoq nga spastrimi, përkundrazi në pronat e çamëve nisi vendosja e popullsisë greke.
Himara mbetej një nga zonat më delikate në Shqipëri ku përplasjet dhe tentativat e shtetit grek për të destabilizuar situatën ishin mjaft të mëdha.

Më 4 qershor 1925, Prefektura Vlorë në një telegram drejtuar zyrës sekrete të Ministrisë së Brendshme shkruan se Jani Spiro Milo dhe Doktor Cane bëjnë propagandë te banorët e zonës për të mos iu përgjigjur shërbimit ushtarak. Në telegram kërkohet një hetim i mëtejshëm për këtë ngjarje dhe dërgimi i një fuqie shtesë xhandarësh për këtë zonë.
Në vitin 1926, strukturat shtetërore të qytetit të Gjirokastrës do të japin informacione për atë që do të shndërrohej vetëm pak kohë më pas në drejtuesin kryesor të lëvizjes vorio-epirote në Shqipëri Vasil Shahinin.

Propozimi i tij nga shteti grek për t’u emëruar në pozicionin e konsullit në qytetin e Sarandës është një ndër treguesit e lidhjes së fortë mes organizatave ekstremiste vorio-epirote dhe strukturave shtetërore të vendit fqinj. Në atë kohë, konsullatat ishin bazat kryesore të veprimit të agjenturës greke në Shqipëri.

Në përgjigje të shkresës zyrtare të Prefekturës Gjirokastër, Ministria e Punëve të Jashtme nuk pranon propozimin e shtetit fqinj dhe jep direktiva të qarta si duhet të veprojnë strukturat lokale, asnjë akt i konsullatës greke me firmën e Shahinit nuk merrej parasysh dhe për këtë nuk u pranua as ndërmjetësim diplomatik.
Më 14 janar 1927, Ahmet Zogu do të ngrinte edhe aparatin e Shërbimit të Jashtëm Informativ, që synonte mbledhjen e informacionit dhe veprimtarinë që kryenin grupet vorio-epirote por edhe ato serbe jashtë vendit.

Rrjeti informativ ishte i organizuar mbi një skemë të qartë konsullatë-legatë-prefekturë-Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhja kryhej në forma të ndryshme. Prefekturat kufitare mbanin lidhje me konsullatat më të afërta, ndërsa lidhja me legatat organizohej nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme.
Komitetet vorio-epirote nisin të organizohen jo vetëm në Greqi, por edhe në SHBA dhe Egjipt, nën kujdesin dhe mbështetjen e Kishës Ortodokse Greke. Këto silogje formoheshin nga grekë, elementë shqiptare grekofonë, por edhe shqiptarë të besimit ortodoks të arratisur, të cilët ishin të detyruar në më të shumtën e rasteve të anëtarësoheshin.
Në shkurt të vitit 1928, zyra sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një njoftimi të konsullatës shqiptare në Aleksandri, njoftonte se komitetet vorio-epirote po zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në Greqi e Misir.
Duke u nisur nga këto zhvillime dhe organizimi që po merrnin silogjet vorio-epirote në territorin shqiptar dhe jashtë tij, në emër të Këshillit të Ministrave, Ahmet Zogu, në prill të 1928-s urdhëron Ministrinë e Punëve të Brendshme të urdhërojë prefekturat të bënin një ndjekje të rreptë të të gjithë elementëve të dyshimtë.

Ata që do të faktoheshin që ishin pjesë e këtyre silogjeve do të ndiqeshin penalisht dhe do t’u konfiskohej e gjithë pasuria. Në të njëjtën periudhë angazhohen edhe informatorë në Greqi, të cilët kishin për detyrë të mblidhnin sa më shumë informacion mbi funksionimin e silogjeve në Athinë, Selanik, Janinë, Korfuz e Follorinë.
Prefektura e Vlorës, një ndër institucionet më aktive në përcjelljen e informacioneve sekrete për Ministrinë e Brendshme në vitin 1928, dërgon një listë të plotë me emrat e pjesëtarëve në klubet vorio-epirote që jetojnë në atë zonë.

Shumica janë nga Himara, ku më aktivi rezulton Thanas Bollano. Tre vite më parë, Bollano ishte akuzuar për bërje propagande për Vorio Epirin dhe moslejim të ngritjes së kishës autoqefale në Himarë dhe mundi t’i shpëtonte arrestimit, duke u arratisur në Greqi.
20/01/1928
Prefektura e Vlorës
Nënprefektura e Himarës, në telegramin nr. 19/1, datë 12/V/1928 na njofton se në klubin e vorio-epirotëve janë pjesëtarë njerëzit e mëposhtëm.
Niko Spiro Himarë
Milo Kristo
Dhima Jorgji
Thanas Bollano
Nikolla Pope
Nikollaq Pepe
Naqe Laqe Qeparo
Naqe Spirogjeka
Milo Merkuri Pilur
Pilo Kapo
Dimitri Kapo
Pilo Tane Vunoj banues në Korfuz
Gaqe Lazri Vunoj banues në Athinë
Janaq Spiro

Pak muaj më pas dhe pikërisht më 6 qershor 1928, Ministria e Brendshme arreston Vasil Shahinin, nën akuzën e falsifikimit. Gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin e tij, grupi hetimor gjen edhe materiale komprometuese për lidhjet e tij me agjenturën greke, nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme që kishte me persona të dyshimtë, ndër të cilët zyrtarë të lartë grekë.

Shahini, prej vitesh, mbahej nën mbikëqyrje të fortë nga policia sekrete shqiptare dhe njihej si një ndër drejtuesit kryesorë të grupeve vorio-epiriote dhe propagandës që ushtrohej nga ato në Shqipëri. Mes materialeve të zbuluara kishte edhe trakte me mbishkrime “Rroftë ushtria greke” dhe me stemën e mbretërisë greke.

Gjatë hetimit mbi materialet e konfiskuara Vasil Shahinit, Ministria e Drejtësisë në dokumentet e saj zyrtare ngre një sërë pyetjesh, ndër të cilat edhe atë për çështjen e pensioneve që u jepeshin banorëve të Jugut të Shqipërisë. Një pikë kjo për të cilën organet e drejtësisë shqiptare nuk kishin pasur informacione më parë.
Në shkresë kërkohet informacion mbi pensionet që u jepen të ashtuquajturve banorë të Epirit të Veriut, çka është përmendur sipas organeve të drejtësisë shqiptare edhe në shkresat e mitropolitit Spiridhon të Athinës. Hetimet e mëpasshme u mbajtën krejtësisht të fshehta, por dokumenti në fjalë shënon edhe provën e parë se pensionet në Jug të Shqipërisë kanë nisur të jepen që diku në mes vitet 1920.
Ministria e Drejtësisë 6/VII/1928
Po ju referojmë letrat origjinale të konfiskuara të të pandehurit Vasil Shahini, bashkë me përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.
1. Ç’është çështja e pensionit të atyre në Epirin e Veriut që bën fjalë shkresa e mitropolit Spiridhon i Janinës, cilëve persona u jepet ky pension dhe për ç’qëllim?
2. Përse në letrën e 2, që dërgon Z.K.Nishkos, më 26/01/1927 në paragrafin e dytë, i thuhet të pandehurit “që të mos doni të ekspulsoheni, duhet të shfaqeni në autoritetet lokale me cilësinë tuaj të panjohur edhe?
Cila është kjo cilësi?
3. Ç’janë çekët që përmend letra numër 3 nga Athina për ç’qëllim i ka dërguar i pandehuri?
4. Përse i pandehuri e ka bërë betimin e ligjshëm më 13 Nëntor 1926 para nënkolonelit të Sarandës, z. Skarpos siç flitet në letrën 4, kurse i pandehuri nuk e ka pasur pëlqimin (agrementin) e qeverisë sonë.

Zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme në janar të 1929-s do të hetonte edhe një kompani greke, me aktivitet transporti detar të quajtur Janullatos. Sipas strukturave përkatëse, kjo shoqëri kishte vënë tabela me dy gjuhë në dobi të greqishtes.

Veprimtaria e agjenturës sekrete në Shqipëri u intensifikua në fillim të viteve 1930, ku me instalimin e fondacioneve të ndryshme, shoqërive, sekteve fetare, studiuesve e eksploruesve u infiltruan edhe agjentë të shumtë, sidomos grekë, të cilët kishin për detyrë organizimin dhe forcimin e strukturave të tyre në të gjithë territorin e vendit.
Për t’ju përshtatur situatës së tensionuar dhe forcimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, në Athinë e Pire silogjet vorio-epirote nisën riorganizimin e strukturave të tyre duke synuar infiltrim më të thellë dhe më efikas në Jugun ë vendit të elementëve grekofonë.

Më 3 dhe 4 gusht të vitit 1930 në një mbledhje jashtë radhe, lidhja panepirotike, bashkimi i rezervistëve vorio-epirotë dhe drejtues të tjerë të silogjeve kërcënojnë hapur se do të marrin përsipër, në çdo mënyrë, realizimin e kërkesave të tyre, ndër të cilat hapja e menjëhershme e shkollave greke, rivendosja e prestigjit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, si dhe pushimi i të gjitha çështjeve penale ndaj grekëve.

Kërkesa që më pas duhet të pasoheshin me bashkimin e Vorio Epirit me Greqinë. Për t’ju përshtatur kërkesave, zgjidhet edhe një komitet i përbashkët, që do të organizonte punën dhe aksionet që do të ndërmerreshin në tokën shqiptare. Mbledhjet e strukturave drejtuese të silogjeve vorio-epirote do të intensifikoheshin.

Krerët e tyre në Greqi vënë alarmin për atë që ata e quajnë tentativë të shtetit shqiptar për të fshirë përfundimisht nga harta Vorio Epirin, me këtë rast rekomandohet marrja e një sërë masash, deri tek ato më ekstremet që përfshinin edhe ndërhyrjet me armë.
Pavarësisht se ishte nën hetim, Vasil Shahini, siç del nga shkresat e pak viteve më pas, mbetet protagonist në drejtim të grupeve greke, ku së bashku edhe me disa deputetë, synonte përçarjen mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonën e Gjirokastrës. Elementë të këtij grupi kryenin rregullisht udhëtime për të organizuar minoritarët edhe në Vlorë, në Sarandë, Himarë e Delvinë.

Refuzimi i shtetit shqiptar për të pranuar emërimin e Shahinit në krye të konsullatës greke në Gjirokastër, nuk e pengonte atë që të kryente rregullisht takime në dyqanin e tij me zëvendëskonsullin grek, të cilit i jepte direktiva të qarta si duhej të vepronte në situata të ndryshme.

Duke shfrytëzuar mbështetjen e madhe të minoritarëve, Shahini kishte vënë lehtësisht nën kontroll edhe deputetët e zonës së Gjirokastrës, të cilët kishin nevojë për mbështetjen e tij për votat në fshatrat e banuara nga minoriteti grek. Në këtë grup bien në sy deputeti Llambro Papadhopullo, avokati Lame Dilo, tregtari Aleks Çeci, doktorët Telhma Laboviti, Vasil Shahini dhe Vasil Papa.
Në vitin 1933, Prefektura e Gjirokastrës dërgon një listë të gjatë me 98 emra të pjesëtarëve të grupeve vorio-epirote në Shqipëri. Në krye të listës qëndrojnë ata që njiheshin si njerëzit më të afërt të Vasil Shahinit; Jani Diamanti dhe Sokrat Bozhori.
03/04/1933
Kërkesë Prefekturës Gjirokastër për një listë emrash të pjesëtarëve të grupit Vorio Epirot
Ministria e Punëve të Brendshme
Lista 27/V/1933 (98 EMRA)
DR. SOKRAT BOZHORI (MJAFT I PASUR)
JANI DIAMANTI (30 strem tokë, një shtëpi, një dyqan)
SPIRO DIAMANTI (25 strem tokë dhe një dyqan)
HARALLAMB PAPA
DHIMO DELIJORGJI (50 strem tokë, 60 kokë dhen)
JANI XHANGO (30 strem tokë)
PRIFT PAPATHANASI (15 strem tokë)
KOCO VASO
JANI ZIKO (Ka një dyqan e një furrë)
GLIGOR LLUCI (Ka një furrë në Delvinë)
LEFTER NINI (30 strem tokë, dyqan)
FILIP STAMULI
KICO PAPA
THEODHORI PASKO
SPIRO MILO
KOCO VASO
GLIGOR CAMI
VANGJEL THANO
TOLO KALLUCI
PILE PAPA

Lista të tilla me kërkesë urgjente të Ministrisë së Brendshme dërguan edhe strukturat shtetërore në Përmet, Libohovë, Delvinë, Konispol dhe Sarandë. Në total nga listat e dërguara së bashku me atë të Gjirokastrës, ku nuk mungojnë bashkëpunëtorë të tjerë të Shahinit, rezultojnë 239 shtetas që, sipas prefekturave përkatëse, rezultonin pjesëtarë ose bashkëpunëtore të grupeve të ndryshme vorio-epirote që kryenin një veprimtari të gjerë në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.
LISTA PËRMET
FILIPEO PECI
MITI TOLE
AT ALEKS KALUCI
KOCO XINGO
NIKOLLA PAPADHOPULLO
SOFOKLI KASO
TELI VASIL DRACOVA
LISTA LIBOHOVË 20/04/1933 (67 EMRA)
ALEKS BOLLO
VANGJEL BELLA
ANDREA BAKA
KRISTO DILO
GLIGOR LICI
VASIL LICI
PAPA KRISTO
PAPA MIHAL
GLIGOR KICATI
JANI KOTO FOTO
LEONIDHA PAPA
STAVRO ZERVA
ILIA ZERI
PAPA KRISTO
PAPA JOTIDHI
JANI ZOI
HARILLA KONOMI
ODHISEA MINO NANO
VASIL JANI FOTO
LISTA E DELVINËS (25 EMRA)
MIHAL LEZO
THANAS SHUTA
JORGJI FILIPI
VASIL PAPASTAVRO
STEFAN LEZO
VESIL VETO
GLIGOR VETO
LISTA SARANDË 30/04/1933 (6 EMRA)
THEMISTOKLI KUMI
SPIRO PLAKU
THOMA VOGLI
APOSTOL VOGLI
STEFAN LEGO
LISTA KONISPOL 26/05/1933 (36 EMRA)
PAPA VASILI
PAPA ALEKSI
KRISTO MILO
PAPA MIHO
MICO TOLE

Ndërkohë, në 1934, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Evangjeli, dënon me 6 muaj internim Vasil Shahinin dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij. Disa prej tyre do ta vuanin dënimin në Lesh, kurse të tjerët në Elbasan.
Institucionet e drejtësisë rreth dy javë më vonë, informojnë mbi armatosjen e një numri të madh personash nga struktura të caktuara të shtetit grek, të cilat synonin destabilizmin e situatës në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë nga qyteti i Përmetit dhe Leskovikut.

Bashkëngjitur me të dërgohet edhe një tjetër listë e rinovuar, me emrat e personave që janë pjesë e silogjeve vorio-epirote dhe që rezultojnë të skeduar për propagandë dhe veprime të tjera të dyshimta kundër integritetit të shtetit shqiptar. Me anë të shkresës së firmosur nga tre drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare në atë kohë i kërkohet organeve kompetente një hetim i mëtejshëm.
30/X/1934
Lista që përmban emrat e personave të arratisur nga Shqipëria të cilëve, qeveria greke iu ka dhënë armë dhe nga 121 copë municione.
Vangjel Radovishti- Përmet
Mihal Vangjeli
Naum Radomi
Dome Mihal
Petro Koli
Andon Gjelo
Vasil Stilaro
Mico Minollaj Leskovik
Taq Skupa Permet
Rici Naqe Vllahu s’dihet
Kristo Farmaku Përmet
Niko Bjovizhda
Stefan Guri
Spiro Guri
Gac Cobani
Dhoksa Cobani
Stath Koliqi
Josif Stermbeci
Sotir Kolidhi
Kristo Rongo
Thanas Rongo
Avram Vllahu
Jani Rovithi
Bali Leskoviku – Leskovik
Hasan Buli Jorgo
Të regjistruarit në shoqëritë vorio-epirote
Ilia Leshnica- Përmet
Miti Tole
Kico Bodlona
Mihal Bidike
Koco Ristani
Ilia Vllahu
Maria Ziko
Kushtim Prifti- Libohovë
Jano Koco- Përmet
Dhamo Prifti
Nasho Prifti
Pandeli Karajani Leskovik
Naum KarajaniLeonidha Karajani
Panajot Koburja
Nake Bili
Joti Bili
Koco Bili
Jani Bili
Leon Bili
Janaq Niko
Mino Racaqi
Kosta Guri Libohov
Mico Xeri
Kosta Xeri
Pando Kololi
Prifti Sopikut
Valif Rafti

Pak ditë më pas, një informacion i përafërt përcillet edhe nga Prefektura e Korçës, e cila nëpërmjet informatave që kishte mundur të mblidhte prej një ushtari të dorëzuar, informon se grupet e silogjeve vorio-epirote po organizoheshin dhe armatoseshin në një fshat pranë Janinës nga Dhespoti Spiridhon.

Sipas shkresave të detajuara dërguar nga kjo prefekturë, i ashtuquajturi Sotir Menxha nga fshati Zhap i Përmetit, kishte dezertuar nga ushtria greke, duke u futur në Shqipëri nga Leskoviku. Pasi është marrë në pyetje nga hetues në Korçë, Menxha deklaron se një grup i madh të arratisurish në Greqi janë rekrutuar nga silogjet vorio-epirote. Këta persona kishin nisur krijimin e çetave, të cilat do të synonin sulme të ndryshme në territorin shqiptar.
Strukturat drejtuese të silogjeve vorio-epirote nisën punën në dy fronte. Teksa grupet e armatosura kishin nisur të organizoheshin brenda dhe jashtë vendit, elementë të tjerë grekofonë nisën të ushtronin presion kundrejt autoriteteve shtetërore për të përfituar më shumë të drejta. Jorgji Bollano ishte një ndër iniciatorët që kërkonin ngritjen e himarjotëve në protesta, kërkesë kjo që u refuzua nga paria e vendit.
Vetëm tri ditë më pas, Vasil Shahini që gjendej i internuar në Lesh, i drejton një letër faljeje Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe se është dënuar në kundërshtim me ligjet në fuqi në atë kohë. Duke hedhur poshtë akuzën për falsifikim dokumentesh, Vasil Shahini nuk harron të mbrojë edhe elementët grekofonë, të cilët ai i cilëson inteligjentë, me edukatë politike dhe larg të qenit turbullues të rendit publik në Shqipëri.
Letra e Vasil Shahinit
Z. Kryetar
Jam arrestuar më 3 tetor në Gjirokastër e me vendimin tuaj u internova në Lesh. Internimi pa dyshim ka lidhje me ngritjen e shkollave greke në Gjirokastër. Qysh prej 20 vitesh banoj në këtë qytet me punë tregtar dhe jetoj me nënën time 60-vjeçare. Insistoj në faktin që jam i pafajshëm me moral të lartë e të pastër. Krimi i falsifikimit është i pathemel dhe i pabazë e i pastudiuar mirë.

Nuk shoh normale që me krime imagjinare e supozime s’është e drejtë që njerëz të ndershëm, por shumë të ndershëm me karakter e moral të panjollosur të merrem me pranga a të shoqërohem me xhandar shumë herë injorantë e brutalë. Jo z. kryetar grekofonët pa përjashtim nuk vlejnë të tillë sjellje. Grekofoni nuk është kryengritës, turbullonjës ose inspirues kundra shtetit. Grekofoni nuk ushqehet nga demagogët që të bëj një vepër të kundraligjshme, por është në pozitë që ta gjykojë vetë. Ka mjaft mjaft inteligjencë e edukatë politike.
Z. Kryetar
Si shtetas shqiptar e qytetar i lirë që interesohet më mirë nga çdo tjetër nëpunës për mbarëvajtjen e interesin e vendit ku banon e rron ulërij nga shpirti, Ju lutem rishikoni vendimin e internimit tim për hir të drejtësisë.
Me respekt të thellë
Vasil Shahini

Megjithatë në Himarë, elementët grekofonë rritën presionin. Lëvizja e radhës ishte që të pengonin fëmijët e tyre të shkonin në shkollë. Kjo lëvizje e organizuar dhe e koordinuar mjaft mirë ku përfshihej edhe prifti i fshatit Palasë, kishte për synim presionin ndaj qeverisë për ta detyruar atë të hapte shkollat greke.

Por gjithçka drejtohej nga persona që ruheshin rreptësisht nga organet sekrete të Ministrisë së Brendshme, ndër të cilët Tase Pilo, Teo e Jorgji Bollano dhe Filip Konomi. Për ta, nënprefektura Himarë kërkon internimin. /ikvi.at