Duket se martesa politike Basha-Kryemadhi po krijon një lidhje më të fortë. Jo vetëm për aksionet opozitare, por Lulzimi po konsultohet me Kryemadhin sesi të drejtojë partinë e tij.
Sot, ata kanë pirë një kafe bashkë dhe më pas Basha ka mbledhur grupin e tij parlamentar.
Në përfundim të takimit, janë mësuar edhe ‘amanetet’ që kryedemokrati ka dhënë për deputetët e tij.
Basha ka kërkuar që deputetët të mbajnë në përsëritje çështjen Tahiri, ndërsa ka thënë se sa kohë që kuksianët janë në burg dhe Tahiri i lirë, protestat nuk do të ndalen.
Basha u ka kërkuar gjithashtu që deputetët e tij të qëndrojnë të enjten në Kuvend.
“Parlament me Saimir Tahirin të lirë dhe me kuksianët në burg nuk ka dhe nuk mund të ketë”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha në mbledhje.
Mbledhja e Grupit të PD-së vjen një ditë pas Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, në të cilën u miratua statuti i ri.