Kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov më në fund ka reaguar dhe ka thënë se ai është në mbështetjen e plotë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe se forcat e tij të Gardës Kombëtare aktualisht po lëvizin kundër pozicioneve të PMC Wagner në Rajonin e Rostovit.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov e quajti rebelimin e armatosur të Wagner-it “një thikë në shpinë”, duke dërguar trupa në “zonat e tensionit”.
Luftëtarët çeçenë pretendojnë se po lëvizin “në zonën e tensionit” për të shuar “rebelimin” e Prigozhin-it nga ana tjetër zbulon agjencia investigative “Meduza”.
“Ajo që po ndodh nuk është një ultimatum për Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është një sfidë për shtetin, dhe kundër kësaj sfide është e nevojshme të mblidhemi rreth udhëheqësit kombëtar: ushtrisë, forcave të sigurisë, guvernatorëve dhe popullata civile… Rebelimi duhet të shtypet dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra, atëherë jemi gati!”, theksoi Kadyrov.