Analisti Frrok Çupi dhe deputeti i PD-së Muslim Murrizi kanë qenë prezent në të njejtën tryezë të emisionit “360 Gradë”, ku diskutohet për protestën e opozitës, Fatmir Xhafajn, fatin juridik të Saimir Tahirit.
Ndërkohë që analisti Çupi ka qenë duke diskutuar rreth fatit të qeverisë Rama, deputeti Murrizi ka ndërhyrë duke e pyetur sesa herë ai e ka prekur trafikun e drogës në shkrimet e tija.
Në përgjigjen “flakë për flakë” Çupi e ka vlerësuar pytjen e Murrizit rrjedhojë të mendësisë komuniste duke e ngritur edhe më shumë tensionin e debatit midis tij dhe deputetit që shpërtheu me kunja rreth njohjes që Çupi kishte ndaj ish spiunëve të komunizmit, apo figurave të tjera të udhëheqësisë komuniste.
Të pyesësh gazetarët sa shkrime kini shkruar për drogën është tamam si në kohën e komunizmit kur gazetarëve u kërkohej llogari. Këto mendësi keni ju në PD ndaj jeni bërë një parti e pabesueshme etj., i është derdhur Çupi Murrizit, ndërkohë që ky i fundit ka shpërthyer me një fjalor aspak të denjë për një deputet.
“Partinë e punës e njeh ti. Unë nuk marrë mësime nga një ish-funksionar i Partisë së Punës dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit”, është kundërpërgjigjur deputeti Murrizi.
“Ti thua se nuk je një spiun dhe nuk je, por që je një komunist në gjithçka je. As që dyshohet”, ka vijuar Çupi.
Murrizi: Ke një orë që flet kundër opozitën.
Çupi: E degjeneruat opozitën, e degjeneruat demokracinë…
Ketu moderatori i emisionit e ka ndërprerë atë duke lajmëruar futjen e reklamave. /CNA.al