Kastriot Islami është shkëmbyer me Ilir Metën, ndërsa bënte ecjen e mëngjesit.
Dhe ka mbetur i befasuar sa i qartë dhe i qetë ka qenë Meta, duke parë se në TV shfaqet si i çmendur.
Në fakt, nëse do të shfaqej dhe i tillë që në mëngjes, do të përbënte shqetësim për shëndetin e presidentit, por për fat, sipas Islamit, nuk është gjithë kohën i tillë.
“Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit.
M’u duk shumë i qartë dhe i saktë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes.
Nga ana tjetër m’u duk shumë i qetë por edhe tejet i vendosur për arritjen e objektivit të vendosjes së vendit në shinat e demokracisë dhe të integrimit.
Po ashtu nga përgjigjet e pyetjeve kuptova se qartësia, saktësia dhe motivimi i tij janë jo vetëm të brendshme e të lidhura me eksperiencën e tij, por duket se nxiten edhe nga marrëzitë e zullumet ekstreme të Ramës.
Ai nuk më tha asgjë nga këto por i ndjeva nga biseda me të.
Gjuha arrogante e Ramës ndaj Metës dhe fjalori i disa prej “kukullave” pranë tij, duket po e kthejnë Metën në simbolin e liderit popullor të rrotacionit dhe strumbullarin e grumbullimit të të gjithë atyre që mbështesin rrotacionin, veçanërisht të socialistëve të ndershëm, që e urrejnë në ekstrem e në mënyrë të pakthyeshme Rilindjen dhe e kanë braktisur Ramën.
Po ashtu Meta dukej i qetë edhe nga loja e Ramës përmes disa sharlatanëve mediokër e servilë në parlament për të reduktuar kompetencat e presidentit, për të cilat Meta duket se nuk shqetësohej aspak, madje dukej se kjo e motivonte edhe më shumë dhe e bënte më të qartë e më të vendosur në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të integrimit.
Gjykoj se Rama duhet nxitur të vazhdojë në këtë rrugë që mesa duket do të çojë drejt një fundi të sigurtë e të tmerrshëm…
Pa pranuar askush, asnjëlloj kompromisi me të, për ta nxjerrë nga kurthi ku gjendet dhe nga katastrofa që e pret”, shkruan Islami.
(TemA)