Një fanellë e re dhe tërësisht e veçantë është krijuar nga Kombëtarja e Ukrainës. Nisur nga mbështetja e madhe që ka marrë ky vend për shkak të invazionit të Rusisë, falënderimi do të shprehet nëpërmjet fanellës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka prezantuar fanellën e re me të cilën Kombëtarja e tyre do të luajë në miqësore. Por sipas informacioneve të deri tanishme, Ukraina do të kërkojë që të paraqitet edhe në Botëror nëse arrijnë të kalojnë ndaj Skocisë, me të njëjtën fanellë.
Atje gjendet edhe flamuri i Shqipërisë me të Kosovës, i bashkangjitur me të shumë shteteve të tjera si mirënjohje për mbështetjen e dhënë. Interesant është fakti se në këtë fanellë ka vend edhe për flamurin e Serbisë, pavarësisht protestave të mëdha që janë bërë në këtë shtet në mbështetje të Rusisë.