Një plak djalë i ri, i cili është njohur gjerësisht me emrin Romeo i Riminit, për shkak se ka shkuar në shtrat me shumë femra, ka ndërruar jetë teksa kryente marrëdhënie me një turiste 23-vjeçare.
Playboy më i famshëm në Itali, Maurizio Zanfanti, ishte 63 vjeç kur ndërroi jetë. Për të thuhet se ka fjetur me mbi 6 mijë femra, ndërsa vetë ka pranuar se gjatë një “vere të suksesshme” ka arritur të shkojë në shtrat me të paktën 200 gra.
Ai nisi karrierën në moshën 17-vjeçare, në vitin 1970, teksa punonte në klubet e natës në Rimini, një qytet bregdetar në Itali.
Duke punuar për diskon e quajtur Blow Up, ai joshte femrat në rrugë dhe pasi bisedonte me to, i ftonte brenda në festën që zhvillohej në disko.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2016, Maurizio tha:
Mendoj se kam bërë më shumë se qindra agjenci, për të promovuar turizmin e Riminit”.
Gjatë muajve të dimrit punonte për agjencitë e turizmit në Skandinavi dhe aty u bë aq i njohur, saqë një statujë prej dylli e tij, u vendos në një prej qyteteve suedeze.
Të martën në mbrëmje burri pësoi atak në zemër, teksa po e bënte me një të re nga Europa lindore, në Rimini.
Ajo telefonoi urgjencën, por gjithçka ishte e kot. Maurizio kishte ndërruar jetë.
Sipas mediave italiane, kjo ishte dhe mënyra se si playboy i famshëm do të donte të vdiste.