Gazetari Arian Çani duke u ndalur mbrëmjen e djeshme tek figura e Ilir Metës, tha se nëse ai shpallet ‘non grata’ mund t’i rrisë stimulin për t’u bashkuar me Berishën.
“Meta është njeri me nuhatje politike të fortë, pavarësisht ndonjë rrëshqitje në nervozizëm që ka patur. Meta në thelb, nëse do ishim gjallë pas 100 vjetësh, në historinë e këtij vendi do mbetet, si një nga Presidentët më aktivë, që ka dhënë një kontribut shumë pozitiv ndaj një regjimi autokratik të rrezikshëm. Ka lënë disa akte, që unë them kanë qenë të shëndetshme.
Ndoshta sot s’i shohim dot, por kur gjërat do kthjellohen, do kuptojmë që një vendi i duhet një President i tillë kur sistemi është i kapur. Gjithë pyetja është a do ketë fatin e Berishës. Dikush mund të thotë më mirë të shpallet non grata sepse i rritet stimuli për t’u bashkuar me ‘doktorin’ dhe për të marrë më shumë vota në zgjedhjet lokale”, u shpreh Çani.