Analisti Frrok Çupi ka folur rreth kandidaturës së mundshme të mjekut Mentor Petrela, për t’u bërë president.
Çupi u shpreh se Mentori është një mjek me emër të madh dhe që ka kapërcyer shumë situata, duke e konsideruar një njeri i cili është marrë me qytetarët dhe di si të veprojë.
Ai e konsideroi zgjedhjen e një presidenti jo të denjë nëse do të ishte një person njëtrajtësh, i cili nuk do të zhvillonte konflikte, ndërsa të kundërtën tha për Petrelën duke lënë të kuptohej që një kandidat i tillë është i duhuri.
Analisti foli edhe për postin e presidentit duke e konsideruar kandidatin si individ i cili nuk duhet të krahasohet me pozicionin e tij me palët politike.
“Kostumi i presidentit unë nuk pajtohem me një përshkrim që i bëjnë presidentit duke e konsideruar mbi palët ose duke e konsideruar njeri të fortë. Mendoj që nuk ka lidhje me lartë ose poshtë palëve mendoj që kjo është i kohërave primitive, janë vizione shumë të papranueshme”, tha Çupi.