osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ka gisht Kremlini në fitoren e Trump? Del raporti i hetimeve, ja ç’thuhet

Ka gisht Kremlini në fitoren e Trump? Del raporti i hetimeve, ja ç’thuhet

Republikanët në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se paneli ka përfunduar hetimet mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka pasur bashkëpunim në mes të Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump.

trump putin

Draft-raporti që u publikua në media më 12 mars, u prit mirë nga Trump, por u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit demokratë të komitetit.

Në raport, republikanët thanë se janë pajtuar që Rusia ka kërkuar që të ndikojë në zgjedhje, duke përhapur propagandë dhe lajme të rreme në lajme dhe media sociale.

Përfaqësuesi republikan, Mike Conaway, që ka udhëhequr hetimet e këtij paneli, i ka prezantuar para mediave të gjeturat e raportit.

“Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të bashkëpunimit”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se “gjykimi i papërshtatshëm i takimeve” me rusët ka qenë i vetmi gabim që ka bërë stafi i fushatës së Trumpit.

Ndërkaq, demokrati Adam Schiff, ka thënë se kundërshton fuqishëm raportin, duke shtuar se hetimi i komitetit nuk është i përfunduar, por, sipas tij, të dhënat e deritashme tregojnë “qartë” se Rusia është munduar të ndihmojë Trumpin dhe të dëmtojnë rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve presidenciale. REL