Disa javë më parë Igli Tare i dha lamtumirën ekipit të Lazios ku punonte prej disa vitesh si drejtor sportiv i klubit italian.
Pas largimit nga Lazio ai erdhi në Shqipëri ku është shprehur se arsyeje e ardhjes në atdhe janë pushimet dhe bizneset për të hequr për disa kohë mendjen nga futbolli.
Por pavarësisht se Igli Tare kishte vendosur t’i ndahej futbollit për disa kohë, futbolli nuk iu nda ish-drejtorit të Lazios.
-Ai nderhyri tek drejtori sportiv i Partizanit duke vendosur Arbër Abilaliajn dhe trajnerin kroat Zoran Zekic.
-Pati një takim në Jug me presidentin e Chelseat, Todd Boehly ku filluan thashethemet se Tare mund të fillonte punë tek “Blutë e Londrës”. Por Tare arriti të siguronte një miqësore midis kampionëve të Shqipërisë dhe klubit londinez në “Air Albania”. Në këtë takim ishte edhe menaxheri i njohur Fali Ramadani.
-Dje Igli Tare u pa në stadiumin e Korçës duke ndjekur ndeshjen midis Skënderbeut dhe Dinamos. Tare ishte i shoqëruar me trajnerin dhe ish-futbollistin e mirënjohur italian Luigi Di Biaggio.
-Sot vjen lajmi që klubi i Dinamos do të riorganizohet dhe do të ketë bashkëpunim me Manchester Cityn dhe sigurisht rolin kryesor do ta ketë Igli Tare.