Kryeministri Edi Rama u pyet sot në Prishtinë nga konferenca që po mban për gazetarët, nëse ka pasur bisedime me Vuçiçin pas përplasjeve në Veri të Kosovës.
“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç. Apo si shpesh herë shqiptarët nga Kosova në rrjetet sociale thonë “me vëllaun tim Vuçiç”. Sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar sepse e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah të Kosovës. Leximi i njësive speciale si një arsye për të bërë teatër në Serbi është i gabuar. Ta përfytyrojë edhe vëllau jem atje.
“Shqipëria e as Kosova s’kanë rrugë tjetër, veçse të…”, kryeministri Rama flet hapur dhe shpalos synimet e tija të mëdha
“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me…(VIDEO-LIVE)
Tërmeti i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm Greqinë, ky është fenomeni i veçantë që u fiksua në momentin e lëkundjeve (VIDEO)
I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura për të çuar përpara dialogun. Unë e kam mbështetur si një klithëm të drejtë për të shtruar një problem të drejtë për mosrespektimin nga Serbia. Ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës sepse kaloi në një problem më të madh se vetë problem.
Albini dhe të gjithë kolegët këtu e kanë largpamësinë për të shmangur një gjë të tillë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të qeverisë së Kosovës por marrja peng e serbëve në Kosovë në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni që ambasadori amerikan të shkonte në kufi. Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet”, tha Rama.