Komisioneri i BE Varhelyi, është shprehur ndër rë tjera në Samitin e Open Ballkan se është bërë proces në procesin e zgjerimit dhe se shumë shpejt do të mbahet konferenca e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Fjala e Varhelyi
Do të ishte ideale për të gjetur një mënyrë për tu kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Më lini të përfitoj nga mundësia për ti ftuar tre partnerët e tjerë që ti kthehen këtij bashkëpunimi rajonal, pasi shton punësimin. Është në të mirë të konsumatorëve.
Realitetet janë shumë të zymta, dhe dua tju citoj është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, atëherë mund të shtohet 1/3 rritje e PBB ekzistuese.
Pjesa tjetër mund të arrihet përmes një përplotësuesi që është plani i investimeve, që mbështetet në ekzistencën e tregut të përbashkët rajonal.
Sepse nuk ka kuptim të krijojmë klimë investimesh nëse nuk njihni diplomat apo cerfitikatat e njëri-tjetrit. Nuk ka kuptim të krijojmë autostrada apo linja hekurudhore nëse do duhet të ndalojmë në çdo pikë doganore.
Ju të tre duhet të vazhdoni dhe shpresoj qe edhe tre të tjerët të bashkohen, sepse përndryshe nuk mund të sillen përfitimet e nevojshme në rajon. Mirëpres edhe faktin që po punoni me partnerët tanë në CEFTA, në institucionet e përbashkëta rajonale, ndaj është me shumë rëndësi tu tregojmë botës se kur angazhoheni, ju jeni gati të jepni rezultate.
E shoh dëshpërimin e Zoran Zaev, por dua të them se ne kemi bërë proces në procesin e zgjerimit. Kemi hapur grupe kapitujsh me Serbinë. Më vjen keq që ende nuk kemi mbajtur konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut dhe besoj do ta bëjmë shumë shpejt. Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tavolinë dosjet që priten në këtë kuadër.