Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje nga spitali i Vlorës ka ironizuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta që hedhin akuza ndaj qeverisë për mungesë të kapaciteteve spitakore dhe keqmenaxhim të situatës së COVID-19.
“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin
Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek…
Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre
Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan kryeministri Rama.