uventus i jep fund aventurës në Champions League, duke pasur një eliminim shokues nga një skuadër si Villareali. Skuadra torineze pësoi një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi, teksa në duelin e parë kishte barazuar 1-1.
Ekipi italian dominoi në lojë dhe krijoi më shumë mundësi shënimi me Vlahovic, por në minutat e fundit pësoi dy gola nga dy gabime në mbrojtje.
Fillimisht Rugani shkaktoi një penallti që do të kthehej në gol nga Gerard Moreno, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Pau Torres shënoi dhe golin e dytë.
Në fundin e kohë së rregullt, Danjuma realizoi golin e tretë nga pika e bardhë.
Chelsea ndërkohë respekton pritshmërit duke fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lille.
Ekipi francez shënoi e para me Yilmaz nga pika e bardhë, por Pulisic do të barazonte në fundin e fraksionit të parë. Në minutën e 71-të, Azpilicueta do të shënonte dhe golin e avantazhit dhe të fitores.