Kreyministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar në një konferencë për mediat dorëheqjen nga posti i tij si lider i vendit dhe i Partisë Liberale në pushtet.
“Unë synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri,” u tha 53-vjeçari gazetarëve pak çaste më parë në Otava.
Trudeau thotë se është i emocionuar për të parë procesin që do ta zëvendësojë atë dhe do të zhvillohet në muajt në vijim. Ai thotë se Partia e tij Liberale u zgjodh për herë të tretë në 2021 për të forcuar ekonominë pas pandemisë dhe për të avancuar interesat e Kanadasë, dhe thotë se kjo është puna që ai dhe partia e tij do të vazhdojnë të bëjnë.
Trudeau do të mbetet kryeministër në detyrën e kujdestarit derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri.